Thaçi e Ahmeti përplasen për “takime të fshehta” në Bruksel, Kurti thotë se ideja serbe ka dështuar

Dështimi i takimit të Parisit ka përçarë edhe më shumë krerët e shtetit, sa i përket qasjes së Kosovës karshi dialogut me Serbinë.

Presidenti Hashim Thaçi, derisa ka ftuar për unitet politik për këtë proces, ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj se, përmes vartësve të tij, po zhvillon takime sekrete me zyrtarë të Qeverisë së Serbisë, raporton KTV.

Kjo deklaratë e presidentit ngjalli akuza dhe polemika me bashkëkryesuesin e ekipit negociator Shpend Ahmeti.

Në këtë tryezë rreth dialogut me Serbinë, Thaçi ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshje me Serbinë brenda këtij viti, Ballkani mund të destabilizohet.

Ndërkaq, kryetari i Vetëvendosjes, i ulur pak më larg se Thaçi, ka thënë se projekti për ndarjen e Kosovës ka dështuar.

Albin Kurti ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj se duke mos marrë përgjegjësi për dialogun, i ka bërë dëm të madh Kosovës.

Javën e kaluar, u raportua se Avni Arifi e Selim Selimi të zyrës së kryeministrit u takuan fshehurazi me Marko Gjuriqin në Berlin.

Ndërkaq, opozita në vend ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se po zhvillon takime sekrete me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button