Elem Turs: Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit do të jetë gati në fillim të korrikut

Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit pritet që të vihet në funksion në javën e parë të korrikut, pasi të kalojë fazën e testimit që po e realizon kompania ndërtuese Leitner, njoftojnë nga ELEM TURS, transmeton Portalb.mk.

Premtimi për ndërtimin e teleferikut të ri me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit këtë vit u bë i vjetër pesë vjet, dhe me sa duket pas pesë vitesh pritje po bëhet realitet. Nga ELEM TURS njoftuan se po kryhen testimet e fundit të nevojshme përpara se i njëjti të vihet në punë në fillim të korrikut.

“Realizuesit e projektit, kompania Leitner, janë në fazën e testimit me Këshillin Mbikëqyrës dhe do na lajmërojnë kur të jetë gati. Po testohet me të gjitha opsionet e mundshme dhe besoj se në javën e parë të korrikut do të jetë gati”, tha Xhemail Jusufi, drejtor i ELEM TURS.

Pesë vitet e kaluara ka pasur probleme të shumta në realizimin e këtij projekti. Ndonëse afati për realizim të kontratës, kur është nënshkruar në vitin 2014 ka qenë 12 muaj, edhe sot ky projekt kishte ngelur i papërfunduar.

Ndryshe, që nga viti 2012 e deri më sot diskutohen problemet e shumta dhe të njëjta me të cilat përballet Kodra e Diellit, megjithatë asgjë deri sot nuk është ndërmarrë..

LEXO: Elem Turs e ka përzgjedhur kompaninë që do e bëjë analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: ELEM TURS: Pesë kompani në garë për analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: ELEM TURS pas shumë premtimesh, më në fund e ka hapur tenderin për studimin e fizibilitetit për Kodrën e Diellit
LEXO: Ende nuk është shpallur tenderi për kompaninë që do ta bëjë analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, ELEM: Do të jetë gati në sezonin e ardhshëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button