Mbrojtja do të kërkojë që Apeli ta “gjykojë” rastin Almir Aliu (Infografik)

Pala mbrojtëse në rastin “Almiri” do ta ankimojë vendimin e Gjykatës së Kumanovës për herë të dytë në Gjykatën e Apelit, pasi që përsëri nuk është e kënaqur me vendimin e shkallës së parë, njofton Portalb.mk.

Avokati Asmir Alispahiç për Portalb.mk, shpjegon se nëse nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit, drejtësinë do ta kërkojnë në Gjykatën Supreme, ndërkaq nëse edhe prej tyre nuk janë të kënaqur, atëherë do të shkojnë në Strasburg.

“Vendimin do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit, ne kemi të drejtë që të kërkojmë që Gjykata e Apelit të bëjë kushtimisht thënë, gjykim, pra shqyrtim publik të lëndës dhe të marrë vendim në bazë të dëshmive që do të nxirren në seancë publike. Nëse nuk do të ndahemi të kënaqur nga Apeli, atëherë vendimin do ta ankimojmë në Gjykatën Supreme, ndërkaq nëse edhe Supremja nuk sjellë vendim të drejtë, atëherë gjithsesi do të shkojmë në Gjykatën e Strasburgut”, thotë Spahiç.

Portalb.mk ka përgatitur infografik në lidhje me atë se çfarë pritet të ndodh në rastin Almir Aliu:

Ndryshe, më 21 qershor, Gjykata Themelore e Kumanovës përsëri e ka dënuar me 6 vjet burg të akzurin Boban Iliq, i cili e ka shtypur e makinë vogëlushin Almir Aliu, edhe pse Gjykata e Apelit e riktheu lëndën për gjykim nga e para.

Mbrojtja paraprakisht kërkoi nga Gjykata e Apelit që ta delegojë lëndën në Shkup, por Apeli e hodhi poshtë këtë propozim. Sipas arsyetimit të Apelit, një delegim të tillë nuk e mundëson Ligji mbi Procedurën Penale për arsye se pala mbrojtëse dhe pala akuzuar nuk kanë të drejtë të kërkojnë delegim. Arsyetimi i njëjtë është dhënë edhe në mendimin e Prokurorisë së Lartë.

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra  rënda kundër sigurisë  njerëzve dhe pronës  komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i BobanitBojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat AliunSami Demirindhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. I njejti vendim u rikonfirmua në rigjykimin e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button