Çepurin: Rusia nuk do të tregtojë me Perëndimin për Kosovën

Ambasadori i Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin në fund të mandatit të vet për gazetën serbe “politika”, ka thënë se Rusia është e gatshme ta ndihmojë Serbinë aq sa ajo kërkon, transmeton Koha.net.

Njëkohësisht, sipas kësaj gazete, ai ka hedhur poshtë spekulimet se Moska do të mundë tregtonte me Perëndimin lidhur me Kosovë.

“Kurrfarë tregtie me çështjen e Kosovës, kur bëhet fjalë për Rusinë, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë”, citohet të ketë thënë ai.

Sipas tij, nuk bën të ndodhë recidivi i konfliktit të armatosur në Ballkan dhe se “Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-ës mbetet e vetmja bazë e zgjidhje politike për çështjen e Kosovës”.

Duke folur për fushat e politikës ruse në rajon, Çepurin thotë se Rusia mban dhe do të mbajë pozicionin të fuqishme në Ballkan, “porse prania e saj nuk është e drejtuar kundër askujt dhe ka për qëllim dobinë e përbashkët nga bashkëpunimi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button