Besir Alili kampion i Evropës në mundje (VIDEO)

Lajme të mira na vijnë nga Faenza e Italisë, aty ku po zhvillohet evropian në mundje për kadetë, njofton Infosport. Mundësi i KM Liria, Besir Alili është shpallur kampion i Evropës në kategorinë deri 48 kg, duke mundur në finalen e madhe armenin Harutyun Hovhannisyan.

Alili i cili shkëlqeu edhe në luftërat e mëparshme gjatë këtij kampionati, doli të jetë superior edhe në luftën finale, në të cilën shënoi fitore me rezultatin 7-6. Këtu mund të shihni videon nga kjo ndeshje.

Vitin e kaluar, në evropianin e zhvilluar në Shkup, Alili duheshe të kënaqet me medaljen e argjendtë, pasi në finalen e madhe ishte mundur nga një mundës tjetër armen, Rafajall Hurutjunan.

Rikujtojmë, Alili rrugës drejt finales së madhe eliminoi polakun Oskar Kulczycki, Andrei Vitan nga Moldavia si dhe gjeorgjianin, Luka Gugegashvili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button