Opozita shqiptare me kërkesa për regjistrimin e popullsisë

Opozita shqiptare përgatit amendamente për propozim/ligjin për regjistrimin e popullsisë. Ata kërkojnë debat mbi kërkesat e tyre dhe rishikimin e çështjeve kontestuese, transmeton Alsat-M.tv.

“Për të pasur një regjistrim të besueshëm, normalisht që, grupet e punës në terren që do të bëjnë regjistrimin duhet të përmbushin karakterin multietnik”, u shpreh Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa.

“Është një mundësi e mirë që qytetarët që jetojnë jashtë të kenë mundësi numrin e tyre amë të ja japin ndonjë familjari. Ka edhe një mundësi tjetër për t’u regjistruar “online” dhe këtu ekziston dyshimi se nëse një pjesë regjistrohet nëpërmjet një të afërmi apo familjari dhe nëse në të njëjtën kohë dikush prej tyre mund të jetë i regjistruar “online” do të ketë një problem shtesë ku do të vijë deri të kryqëzimi i të dhënave dhe ka mundësi që të fshihen”, theksoi Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.

VMRO-DPMNE-ja ka njoftuar se në rast se nuk përfshihen në përpilimin e propozim/ligjit ka mundësi të bojkotojnë të gjithë procesin.

Përndryshe, regjistrimi i popullsisë pritet të bëhet nga 1 deri 21 prilli i vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button