Mbledhje e parë e grupit ndërkombëtar të ekspertëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Grupi ndërkombëtar i ekspertëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë sot në Shkup e ka mbajtur takimin e parë dhe e ka inkurajuar komunitetin e biznesit mes dy vendeve që ta fillojnë dialogun e tyre në frymën e Marrëveshjes së Prespës, njofton Portalb.mk.

Grupi i ekspertëve, nën udhëheqjen e shefit të delegacionit të vendit tonë, Gjorgji Filipov dhe të shefit të delegacionit të Greqis Fotini Papartis, në kuadër të takimit kanë këmbyer mendime dhe kanë biseduar për Rregulloren për punë të Grupit të përbashkët ndërkombëtar, duke i pasur parasysh konkluzionet nga takimet paraprake që janë mbajtur në Selanik.

Bashkë-udhëheqësit e të dy vendeve, thuhet në kumtesën e MPJ-së, janë pajtuar që vitin e ardhshëm takimi të mbahet në Athinë, në datën që paraprakisht do të merren vesh, ndërkaq me mundësi të mbahet në javën e parë të nëntorit të vitit 2019-të.

Grupi ndërkombëtar i ekspertëve është themeluar sipas nenit 1, paragrafi 3, nga Marrëveshja e Prespës. Ata e inkurajojnë komunitetin e biznesit në të dyja vendet që ta fillojnë dialogun në frymën e Marrëveshjes së Prespës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button