Thaçi: Ngërçi në dialog dhe anulimi i Samitit të Parisit, hap prapa për Kosovën dhe Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se pas dështimit të procesit të filluar në Berlin dhe anulimit të Samitit të Parisit, institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare duhet të reflektojnë për të të vazhduar në normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se veprimet e nxituara të institucioneve të Kosovës kanë dëmtuar mbështetjen e partenrëve, njofton Klan Kosova.

Thaçi tha se ky ngërç shënon hap prapa për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë duke bërë thirrje për rifillimin e dialogut.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

Dje dhe sot nga partnerët evropianë u informova se pas përpjekjeve të shumta për sukses, Samiti i Parisit, si vazhdim i atij në Berlin, definitivisht nuk do të mbahet. Ishte planifikuar vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi, i udhëhequr nga BE-ja, me mbështetjen unike dhe të fortë francezo-gjermane.

Vendimet dhe veprimet e nxituara, të pakoordinuara dhe të gabuara strategjikisht të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, kanë dëmtuar rëndë respektin dhe mbështetjen e partnerëve tanë perëndimorë për Kosovën. Si rrjedhojë, partnerët tanë ndërkombëtarë, fatkeqësisht sot e mbajnë Kosovën përgjegjëse për bllokimin e dialogut, për dështimin e takimit të paraparë në Paris dhe për prolongimin e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

Dështimi i procesit të filluar në Berlin dhe anulimi i Samitit të Parisit, duhet të jetë moment reflektimi për akterët vendorë dhe faktorët ndërkombëtarë udhëheqës dhe mbështetës të procesit të dialogut për normalizim dhe pajtim mes shteteve dhe popujve tanë. Ngërçi në dialog dhe anulimi i Samitit të Parisit për të dy vendet, Kosovën dhe Serbinë, shënon hap prapa për të ardhmen evropiane. Prandaj, i bëj thirrje BE-së dhe SHBA-së që të mos i ndalin përpjekjet e tyre për rifillimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes paqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button