Vetëm çdo i katërti mendon se ka autonomi të vërtetë të universiteteve

Sipas një studimi të ri të realizuar nga Sindikata e pavarur akademike (SPA), mezi çdo i katërti anëtar i komunitetit akademik beson se në vend ka autonomi të plotë në universitet. Përkatësisht, siç thonë studiuesit, kjo është pasojë e perceptimit që ekziston ndikim mbi udhëheqësitë e institucioneve të arsimit të lartë nga autoritetet, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Sondazhi, i cili financiarisht u mbështet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, edhe pse është realizuar në një periudhë kur ende s’ka filluar të zbatohet plotësisht ligji i ri mbi arsimin e lartë, ndërsa mendimet e anëtarëve të shoqërisë  akademike në përgjithësi bazohen në ligjet e mëparshme, megjithatë ofron mundësi për të fituar një pasqyrë për nivelin e autonomisë së universiteteve, thonë nga SPA.

“Në përputhje me treguesit e vendosur nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (AUE), vlerësimi tregon se vendi ynë do të renditej si më i miri në aspektin e autonomisë akademike dhe autonomisë organizative, ndërsa më dobët sa i përket autonomisë kadrovike dhe do të ishte më i dobëti sa i përket autonomisë financiare”, theksohet në konkluzionin e hulumtimit.

Si ndryshim veçanërisht pozitiv nga ligji i ri për arsimin e lartë është theksuar parimi i zgjedhjes së rektorit, i cili tani do të bëjë i tërë komuniteti akademik, ndërsa si problem shihet fakti që universitetet para, si financim publik, marrin nga buxheti i shtetit, që ua komplikon shumë operacionet financiare.

Probleme identike ka edhe në aspekt të kuadrove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button