Departamenti i Shtetit: Kosova dhe Serbia të shmangin provokimet dhe të kthehen në negociata

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu deklaroi Departamenti i Shtetit Amerikan për Zëri i Amerikës në gjuhën serbe pas anulimit të Samitit të Parisit, i paraparë të mbahet me 1 korrik, njofton Klan Kosova.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të heqin pengesat, të shmangin provokimet dhe të kthehen në negociata”, thuhet në deklaratë.

“Ne jemi të gatshëm për të dëgjuar dhe për të ndihmuar të dy palët dhe BE-në si një ndërmjetës për të gjetur një zgjidhje në të cilën të gjithë janë dakord”.

Senatori Ron Johnson, kryetar i Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, në një deklaratë me shkrim për Zërin e Amerikës tha se është i zhgënjyer se Samiti në Paris nuk mund të mbahet.

“Arritja e një marrëveshjeje sa më shpejt të jetë e mundur do të kontribuojë në stabilitetin e Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë rajonit. Unë shpresoj se udhëheqësit në Prishtinë dhe Beograd do të takohen së shpejti për të vazhduar negociatat dhe të vazhdojë të punojë drejt arritjes së një marrëveshjeje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button