Aksidenti në qarkoren e Shkupit, paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë për “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion kundër vozitësit të kamionit që ka shkaktuar aksident të rëndë mbrëmë në qarkoren e Shkupit, gjatë së cilit humbën jetën dy persona, njofton Portalb.mk.

Gjykata Penale, me propozim të Prokurorisë, personit i ka shqiptuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 8 ditësh.

“I dyshuari në autostradën Shkup- Tetovë-Qarkorja e Qytetit të Shkupit, e ka drejtuar kamionin MAN me targa të Shkupit. Në momentin që ka arritur te mbikalimi në Vizbeg, nuk ka lëvizur në korsinë e mesme të komunikacionit dhe nuk iu ka përshtatur kushteve të rrugës dhe dendësisë së komunikacionit. Nga këto arsye nuk ka mundur në kohë të ndaloj kamionin dhe ka goditur në pjesën majtë makinën BMW 535 me targa të Gostivarit, i cili është ndaluar në pjesën e djathtë të komunikacionit për shkak kontrollit nga ana e ekipit policor. Makina BMW ka marr flakë, me ç’rast bashkudhëtari që ka qenë në makinë ka marr lëndime dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Makina e policisë po ashtu është lëvizur para dhe ka goditur këmbësorët shoferin e makinës BMË i cili ka qenë jashtë makinës dhe dy zyrtar policor. Që të tre kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Urgjente ‘Nëna Terezë’ në Shkup. Njëri prej policëve më pas ka humbur edhe jetën nga goditjet e mara në aksident”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, dje pasdite në qarkoren e Shkupit rrugës për në Kosovë ka ndodhur një aksident tragjik ku  në vendngjarje jetën  ka humbur shoferi i makinës së përfshirë nga flakët pas aksidentit dhe një polic.

Aksidenti ka ndodhur kur policia ka tentuar të ndalojë një veturë të tipit BMW. Pas frenimit, një kamion ka goditur veturën BMW e cila pas goditjes është përplasur me veturën e policisë së markës Skoda Yeti.

Vetura BMW është përfshirë nga flakët, ku edhe si pasojë në vendngjarje ka humbur jetën  shoferi, ndërsa dy policë dhe shoferi i kamionit ishin transportuar në spitalin e qytetit të Shkupit “Nënë Tereza”,  ku pas disa orëve edhe ndërroi jetë polici Safet Bajrami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button