SHBA ndaloi fluturimet mbi hapësirën ajrore të kontrolluar nga Irani

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) të SHBA-ve ka njoftuar se pas rrëzimit të dronit amerikan ka vendosur ndalesë për fluturimin e kompanive ajrore amerikane në hapësirën ajrore nën kontrollin e Iranit në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e FAA-së përmendet rritja e tensioneve dhe mungesa e sigurisë në rajon.

Pasi është tërhequr vëmendja se shumë avionë të aviacionit civil ishin aktivë në rajon në kohën kur u rrëzua droni i SHBA-ve, në deklaratë theksohen shqetësimet në lidhje me tensionet në rritje në rajon.

Po ashtu thuhet se ishte e nevojshme marrja e këtij vendimi për shkak të intensitetit të aviacionit civil në rajon.

Presidenti amerikan Donald Trump dje në pyetjet e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë lidhur me çështjen që Irani rrëzoi një dron (mjet ajror pa pilot) të SHBA-ve tha: “Kanë bërë gabim shumë të madh. Droni ishte në hapësirën ajrore ndërkombëtare, ne disponojmë edhe provat shkencore të kësaj. Së shpejti do ta shikoni (nëse SHBA-ja ka apo jo ndonjë plan për të sulmuar Iranin)”.

Garda Revolucionare e Iranit dje në mëngjes njoftoi se në brigjet e rajonit Kuhmubarek në provincën jugore Hormozgan që ndodhet në bregdetin e Gjirit të Omanit me një raketë tokë-ajër ka rrëzuar një dron të llojit RQ-4 Global Hawk të Forcave Ajrore të SHBA-ve, i cili “kishte shkelur hapësirën ajrore të Iranit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button