580,000 euro shtesë për mirëmbajtjen e shatërvanëve nga Shkupi 2014

Sistemi i Byrosë për Prokurime publike ka nxjerrë një kontratë me vlerë rreth 580,000 euro, para që do të shpenzohen për mirëmbajtjen e shatërvanëve në Shkup të projektit Shkupi 2014. Prokurimin publik e kanë realizuar NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”, ndërsa punimet do t’i realizojë kompania “Hidrotek” nga Shkupi. Data e nënshkrimit të kontratës është 13 qershor 2019, përkatësisht të enjten e kaluar, shkruan 360 gradë, transmeton Portalb.mk.

Sipas dokumentacionit të tenderit, lëndë e mirëmbajtjes janë shtatë objekte:

  • shatërvani Luftëtari mbi kalë
  • katër shatërvanë të kryengritjes së Karposhit
  • shatërvani Ura syr
  • tre shatërvanë te kisha Virgjëreshës e Shenjtë
  • xhumping set shatërvani në shesh
  • shatërvan Heronjtë e rënë
  • shatërvani VMRO

Kontrata gjithashtu ka një zë të posaçëm “Materiale, pajisje dhe ndërhyrje të nevojshme rezervë”.

Shuma e të gjitha këtyre zërave është afër 150,000 euro, që është shumë më pak se vlera e përgjithshme e kontratës së nënshkruar. Neni 3 i marrëveshjes sqaron më tej se:

Vlera e përgjithshme e kontratës … do të përcaktohet në bazë të shërbimeve të realizuara realisht sipas nevojave të Përdoruesit për një periudhë prej 12 muajsh, por jo më shumë se sasia e 35,400,000.00 denarë me TVSH të përfshirë (580.000 euro v.j.) . “

thuhet në nenin 3 të Kontratës

Me fjalë të tjera, varësisht nga nevojat, mirëmbajtja e shatërvanëve mund të kushtojë pothuajse 600,000 euro për 12 muaj, por ndoshta më lirë, rreth 150,000 euro.

Nëse kjo shumë është e lartë dhe a donë të thotë angazhimi i kompanisë së jashtme që “Ujësjellësi” nuk mundet vetë t’i mirëmbajë shatërvanët  përgjigje kërkuam nga vetë ndërmarrja publike. Deri në këtë moment nuk kemi asnjë përgjigje.

Mirëmbajtja e shatërvanëve është rritur pesë herë brenda një viti

Kjo është hera e parë në vitet e fundit mbase edhe në përgjithësi, që NP Ujësjellësi realizon prokurim publik për mirëmbajtjen e shatërvanëve. Vitin e kaluar, tender të tillë realizoi qyteti i Shkupit.

Dy dallimet e rëndësishme me kontratën e tanishme të Ujësjellësit janë se s’ka pikë “Materiale, pajisje dhe ndërhyrje rezervë të nevojshme” dhe që për mirëmbajtjen kanë mjaftuar 98.000. Është madje 83% më lirë se kontrata aktuale e NP Ujësjellësi. 360 gradë pret koment për arsyet për koston më të lartë për mirëmbajtje të shatërvanëve edhe nga Qyteti i Shkupit.

Për kompaninë me të cilën Ujësjellësi ka lidhur një kontratë prej mbi gjysmë milioni euro, Hidrotek mund të shihet se është regjistruar pothuaj dy vjet më parë, më 12 janar 2017.

Kontrata për prokurime publike të “Hidrotek# në Byronë për prokurime publike

Hidrotek deri tani ka pasur disa kontrata për prokurime publike për mirëmbajtjen e shatëvanëve. Asnjë prej tyre nuk tejkalon 100,000 euro dhe të gjitha kontratat janë të lidhura me komunën Aerodrom.

Disa shatërvanë aktualisht nuk funksionojnë

“360 gradë” në pasdite bëri gjiro të shkurtër dhe i kaloi shatërvanët në të dy anët e Urës së Gurit. Katër shatërvanë rreth monumentit të Filipit II ishin funksionale. Në anën tjetër të urës, funksiononte shatërvani nën Luftëtarin në kalë. Por nuk ishte në funksion i ashtuquajturi shatërvani xhamping xhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button