Putin i liroi nga “burgu” balenat vrasëse pas presionit ndërkombëtar

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjten lirimin e balenave të mbajtura në izolim  dhe të destinuara për akuariume komerciale.

Lëshimi i 6 belugave dhe 2 balenave vrasëse vjen pas një proteste të madhe ndërkombëtare mbi mbajtjen në robëri të gati 100 të gjitarëve detarë, transmeton Top Channel.

Ky vendim shihet nga disa si një marifet publiciteti për të rritur popullaritetin e Presidentit pas rënies së vlerësimit të tij.

Balenat janë mbajtur të izoluara në Rusinë lindore që nga vera e kaluar nga firmat tregtare që planifikuan t’i dorëzonin ato në akuariume, duke përfshirë edhe Kinën ku industria po lulëzon. Shkencëtarët dhe të famshëm kishin kërkuar lirimin e tyre.

Ka pasur një debat se a duhet të lirohen balenat jashtë portit të Nakhodkas, ku edhe mbaheshin të izoluara, apo duhet të dërgohen në Detin e Okhotskut që në fakt është një proces shuam i kushtueshëm.

Zyrtarët rusë thanë se edhe balenat e tjera, që janë ende në robëri, do të liroheshin në Detin Okhotosk.

“Tani për tani, dy balena vrasëse dhe gjashtë beluga janë duke u dërguar në Ishujt Shantar për t’i vendosur më në fund”, tha gazetari i televizionit shtetëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button