Filipçe: Vitin e ardhshëm mjekët do t’i kenë rrogat deri në 100.000 denarë

Ministri i+Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje me ikjen e kuadrit jashtë vendit, thekson se do të vazhdojë politika e investimit në kapitalin njerëzor dhe paralajmëroi se edhe këtë vit do të ketë rritje të rrogave dhe kompensimeve për kujdestari të punëtorëve shëndetësor, njofton Portalb.mk.

“Për momentin po bëhen llogari për atë se sa para nga buxheti qendror duhet që të miratohen që të rriten plotësisht rrogat e mjekëve specialistë, me qëllim të plotësimit të premtimit tonë që në vitin e ardhshëm rroga të arrijë në 100.000 denarë. Nuk i harrojmë edhe infermieret dhe personelin e mesëm, që janë pjesë përbërëse në të gjitha institucionet shëndetësore publike, edhe atyre do t’u rriten të ardhurat”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button