Transportuesit mund të paraqesin korrupsion në pikat kufitare nëpërmjet aplikacionit celular

Qeveria, institucionet kompetente dhe Asociacioni i Transportuesve “Makam-Trans” sot ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim, në luftën kundër korrupsionit në pikat kufitare gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi, por edhe pikave kufitare jashtë vendit, njofton Portalb.mk.

Koordinatori nacional për menaxhim kufitar, Vlladimir Pivovarov ka theksuar se mjeti më i rëndësishëm kundër korrupsionit është informacioni që veprimet e kryera në mënyrë të paligjshme, të arrijnë deri te institucionet kompetente të cilat më pas do të veprojnë.

“Bashkëpunimi me “Makam-Trans” parasheh, që transportuese që do t’u kërkohet ryshfet në pikat kufitare nga ana e doganierëve, policisë ose inspektorëve për ushqim dhe veterinari, të njëjtit informatën e tillë duhet ta paraqesin në qendrën koordinuese për menaxhim kufitar. Qendra ka për obligim që menjëherë informatën ta ndajë me institucionin kompetent për veprim të mëtejshëm”, tha Pivovarov.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi tha se Memorandumi siguron ndjekje praktike dhe konkrete të këmbimit të informatave, të cilat transportuesit do të kenë mundësi nëpërmjet teknologjisë informatike ta paraqesin.

Aplikacioni, i cili do të jetë falas,  do të jetë në ueb-faqen e asociacionit “Makam-Trans” dhe do të jetë e qasshme edhe për shfrytëzuesit e telefonave celular.

“Aplikacionin do të mundet ta shfrytëzojë cilido transportues, nuk është patjetër të jetë anëtar i Asociacionit”, tha sekretarja gjeneralë e “Makam-Trans”, Biljana Muratovska dhe shtoi se paraqitja e veprimeve të paligjshme do të jetë anonime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button