Filipçe: Prej 1 nëntori do të rritet kapitacioni për mjekët amë

Kapitacioni për mjekët amë do të rritet prej 1 nëntorit me çka ndjeshëm do t’u ndihmojë që t’i tejkalojnë para se gjithash problemet financiare, të cilat në punën e përditshme u krijojnë probleme në qasjen që e sigurojnë pacientët dhe kualitetin e mbrojtjes shëndetësore, duke e pasur parasysh atë që kapitacioni nuk është ndryshuar si shumë me vite të tëra, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me atë se sa do të rritet kapitacioni i mjekëve amë, ai tha se kalkulimet e sakta do t’i ketë në disa muajt e ardhshëm.

“Rritja do të jetë e ndjeshme në kuptimin që problemet me të cilat përballen shumë më lehtë do t’i tejkalojnë, kjo ka të bëjë para se gjithash në sigurimin e kuadrit të mesëm mjekësor për të cilin edhe tani ndajnë një shumë të caktuar të parave, që të paguajnë për të mbledhur ekipin e obliguar sipas ligjit”, tha Filipçe duke u përgjigjur në pyetje gazetareske.

Plotësisht do të rriten rrogat e mjekëve specialistë

Filipçe, në lidhje me ikjen e kuadrit jashtë vendit, thekson se do të vazhdojë politika e investimit në kapitalin njerëzor dhe paralajmëroi se edhe këtë vit do të ketë rritje të rrogave dhe kompensimeve për kujdestari të punëtorëve shëndetësor.

“Për momentin po bëhen llogari për atë se sa para nga buxheti qendror duhet që të miratohen që të rriten plotësisht rrogat e mjekëve specialistë, me qëllim të plotësimit të premtimit tonë që në vitin e ardhshëm rroga të arrijë në 100.000 denarë”, tha Filipçe.

“Nuk i harrojmë edhe infermieret dhe personelin e mesëm, që janë pjesë përbërëse në të gjitha institucionet shëndetësore publike, edhe atyre do t’u rriten të ardhurat”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button