Kur predikimet lajthitëse të divines tregojnë dhëmbët! A mësohet mësimi ndër shqiptarë dhe nëse po, ku kemi arritur?!

“Religjioni paraqet perceptim të mrekullueshëm  të divines dhe amshueshmërisë, që në fakt ndër besimtarë ndjehet si prehje shpirtërore, që të jep siguri mbi jetën dhe mirësinë në përgjithësi! Ai  synon  mbajtjen nën kontrollë të njerëzve të rëndomtë dhe atyre ta klasës së ulët! Pra, të gjithë atyre, që karakterzohen me vlera morale  dhe kombetre të ‘padefinuara në formë të kodifikuar’. Të atyre që vatan, njohin një botë të huaj, (respekte për shqiptarin e udhës së kombit),  zakonisht atë prej  nga vjen gjeneza e besimit të tyre, të orientuar drejtë këtyre vendeve të shenjta, të kllapitur nga ‘ëmbëlsira që sjell predikimi hermenenutik i keqinterpretuar’,  dhe lajthitës i religjionit  skajshmërisht të politizuar. Në fakt, religjioni, tek kulturat  dhe civilizimet e  ndryshëm, paraqet “ombrellë shpirtërore”, që thirret në divinen e keqinterpretuar, gjithnjë të përjashtuar nga logjika e shëndoshë  e mendjes së lirë,  që ka një qëllim të vetëm!  Të mbajë nën kontroll revoltin e të varfërve, që të mos ngrenë krye për  të vrarë të pasurin apo sunduesin e tyre”! Në rrethanat tona, si  duket,  filozofia e Napoleonit të madh: ”Më jepni një nënë të mirë, t’ju jap një komb të mirë”, nuk vlen aspak, andaj ajo nuk është pjesë e ‘filozofisë sonë amorfe’ vizavi religjionit dhe perceptimit të tij si vlerë globale.   – Napoleon Bonaparte – parafrazuar nga Florim V. Ajdini

Clichée-të e një religjionit skajshmërisht të politizuar,   që haptas bën shpërlarjen e mëndjes që kjo strategji filozofike religjioze e mendjeve dogmatike,  po ushtron mbi qytetarin tonë,  kanë ndikim kllapitës, që lë pasojë dhe plagë që kryjojnë huti dhe lajthitje të skajshme me pasoja marramendëse. Plage,  që çojnë  drejtë akulturimit dhe asimilimit të tërësishëm kulturor të shqiptarëve në rradhë të parë dhe të tjerëve, që sundohen nga divineja e interpretuar absolutisht indentitariste, me origjinë nga vendet e shenjta!  Një interpretim mizogjen i një filozofie të këtillë  religjioze,  skajshmërisht  të politizuar, tanimë për dy dekada,  duket qartë dhe sigurtë,  të ketë  futur nën kthetrat e saja të pamëshirshme,  edhe shqiptarin e shekullit të ri!

Shkenca bashkëkohore religjioze (nëse kjo ndër ne egziston), këto  kllapitje shpirtërore të  fatalitetit mesjetar, po i identifikon edhe sot. Të njajtat përpiqet që ti bazojë  në postulatet e religjionit sekularist, që në periudhën komuniste njihej si religjion tradicionalist, ku individi në radhë të parë njihte dhe kultivonte dashuri për  kombin dhe identitetin. Në rrethanat tona të intepretimit ultra-mizogjenist të ‘vlerave të reja fetare’,  individë me mendje të ndritur, përpiqen të shprehin mendimin e tyre në forma jopublike, nga vetë fakti që shtrirja e këtij pushteti të instaluar mbi heshtjen para ligjeve lajthitëse,  të miratuara jashtë  logjikës racionale dhe kognicionit realist që  dallon të  bardhën nga e zeza, nuk guxojnë të hapin gojën,  për shpëtim!   Një rrugë tanimë e hapur gjërë e gjatë për rrugëtimin tonë të mizerjes së pafund identitare! Një rrugë që tanimë qartë dhe shkurtë, madje me arrogancë dhe gatishmëri për zënka ndër shqiptarë, po  nxjerr në sipërfaqe strategjinë e saj ngulfatëse të  identiteteve të  popujve dhe kulturave të ndryshme, fatkesisht të lënë si turma e dhenve në mes të ujqërve të uritur ne demens religjioz.  Pjesë e një fenomeni kaq të pamëshirshëm, që burimet i ka në kombinimin fatal të një strategjie religjioze të bazuar në gjeopolitikë religjioze  të heshtur pushtuese, të interpetuar në një treg reigjioz te million predikimeve të ashtuaujtura religjioze, shqiptarin e largojnë madje edhe nga gjuha dhe mendimi  tij  gjenetik.     Koncept kllapitës  ky i unitarizmit dhe uniformizmit religjioz dhe të paguar i shërbimeve arabo-turke, pra i një ‘mendësie religjioze amorfe’ dhe të padefinuar skajshmërisht,     që mund ta  shpjegon  vetëm  mendja e madhe Nietzche-ane, duke e definuar atë si nihilizëm religjioz i cili njeriun e largon nga natyra e tij dhe nga vetë madhështia e perëndisë që njeriu ynë i sotëm, duhet ta adhurojë.  E largon nga  bota reale e  njeriut të ndritur nga renesanca iluministe e mirëfilltë e një kombi tanimë të lirë,me shtet dhe pushtet, si puna jonë. Një kombi që gatise tërësisht po i gjunjëzohet kllapisë unitariste dhe ekstreme të intepetimit të religjionit, që nuk bën asgjë më shumë se gjunjëzimin tonë  para armikut tonë shpirtëror dhe identiatar!

Ne shqiptarët e shekullit të ri, që pretendojmë të jemi europianë po aq sa edhe;   gjermanët, francezët, anglezët apo holandezët, pas 500-600 vjet nuk po arrijmë së paku të bëjmë përpjekje të trasojmë një rrugë uniforme për t’u mbrojtur nga kjo katarzë mirë e kamufluar e hyjnijve nga sovranët e tyrë në tokë! Andaj, kihet përshtypja që përfundimisht, për së gjalli, po  bëjmë rrugën e ecjes nëpër tunelin e pafund të amshueshmërisë, të cilit nuk po i duket as rrezja më e dobët e dritës së diellit!  Jemi të pozicionuar para një sfide akoma më komplekse nga ajo që këto kombe, para shekujsh, e tejkaluan bindshëm  me shumë sakrifica! Rasti ynë është një goditje milionngjyrëshe e një kataklizme e cila vështirë po identifikohet.

Normalisht, nuk mundemi të arrijmë atë ‘synim të shenjtë’ për të shpëtuar veten nga mëndësia dogmatike e Nietzches, e cila nuk ka shërim, dhe kjo është diagnozë  mirë e formuluar, që madje Konica i madh, rastësisht e përshkruajti me “lodrën e fatalitetit,  që qëndron varur për shekuj pandërpre, mbi kokën e shqiptarit në cvilitje multidimensionale,  duke  goditur fuqishëm  kokën dhe logjikën tonë  në lajthitje identitare. Sa mundemi ne si shqiptarë, me ndihmën e institucioneve e tona, ta fillojmë ta kuptojnë këtë katarzë që po bëhet në emër të humanes, është vështirë ! Një strategji gjithkombëtare,  që  do të na mbornte nga  legasia e këtij ndikimi të diplomacisë të butë religjioze, (soft religious  diplomacy), të ndërpresë  ndikimin e saj kllapitës mbi gjeneratat e reja. Të ndërpresë   mbjelljen e  farës së saj të përçarjes ndër ne,  duke na shëndruar në kameleon religjioz më të përsosur,  emrin e të cilit  po e vëndos nën sundimin  e  lajthitjeve të skajshme identitare,   në cvilitje të rëndë, duke na shëndruar në fantazma  europiane, kulturalisht,  shpirtërisht edhe fizikisht  të  turko- arabizuara.  Në  europianë që pretendojnë të jetojnë në një botë të largët,  të panjohur,  të alokuar në meridianet e pluhurit dhe mizerjes së njerëzimit që jeton dhe ngritet sipas gjenetikës së pushtetit nomad, të shkretëtirës që nuk e njohim.

Si të krijojmë konceptin tonë të  kodifikuar logjik, të bazuar mbi racion e rezonimit logjik të shqiptarit europian,  atij të ngulfatur në kllapinë e amshueshmrisë   së ofruar nga shkollat arabo-turko-selxhuke. Njw koncept të bazuar në një filozofi primitive  dhe mizogjene të “kulturës salafisto-vahabiste,  që në emër të amshueshmërisë së vërtetë po predikon religjion të devijuar nga e vërteta?  Është ky koncepti  mashtrimit të madh,  që sot është shëndruar në makth të tmerrshëm të shqiptarit e udhës së kombit dhe vatanit. Shkollat në fjalë, tanimë janë të njohura dhe origjinën e kanë nga Arabia Saudite, por edhe vende të tjera transferi si Turqia,  etj. Përhapja e tyre është e miliona formateve dhe interpetimeve nga shërbime të huaja,  mirë të paguara, por besa edhe nga vetë ‘predikuesit tanë’, profesionist mirë të profilizuar për ndërmjetësim me amshushmërinë dhe shënjtërinë e saj! Fatkeqshsisht predikues, që janë në gjendje të ndezin xixën e zënkave të mëdha ndermjet vëllezërve të tyre të një gjaku, që tanimë haptas nëpër media, po i emërojnë si ‘qafirë’ dhe të ‘paudhë’. Një gabim trashanik që asnjë religjion, që thirret në madhështinë e Perëndisë,  nuk do e  toleronte.

Fatmirësisht, një gjë e vetme që i bashkon këto interpetime, është  fakti që ato tërësisht janë bazuara mbi filozofinë e politizuar të islamit ekspansionist, që në emër të Përendisë, me një diplomaci të butë, imponon krijimin e një ‘koncepti të ri identitar’,  të përmbajtur fuqishëm nga shpirtërorja dhe divineja, që në fakt paraqet një filozofi religjioze  skajshmërisht të dekadente. Një filozofi religjioze, gjeopolitike që synon shtrirjen e saj edhe në zemrën e Europës së civilizuar ku qytetari, pa dallim feje, ngjyre dhe kulture, është në qendër të vëmendjes. Një civilizimi, ku “ lypjet dhe ëprgjerimi në emër të përendisë, i bekon shteti ëmë ose At! E assesi mëshira apo merameti dhe sevapi i kërkuar mbi dhënien e passportit për parajsë! Një filozofie religjioze ekspansioniste,  që  përfundimisht eliminon elementin  identitar ndër shqiptarët musliman, qytetarë të përjetshëm të Europës së vjetër!

Tekstet e bibliografisë  arabe, që tanimë janë të shpërndara gjithandej, nëpër  “Shtëpitë e perëndisë’ janë të   mbushura pëtplot me filozofi mizogjeniste, kontradiktore e anakronike, që fatkeqsisht thirren në “Librin e shenjtë”! Tekste këto përmbajtja e të cilëve,  nuk përputhet assesi  me  kontekstin tonë kulturor, as me atë identitar, as me atë  klimatik,  por që  thjeshtë, paraqesin një sistem dogmash,  të  kodifikuara skajshmërisht  dhe të mbrojtura nga interpetimi i një logjike joracionale religjioze, që për një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve, tanimë po  paraqet një  “vlerë të  shtuar”   islamiste. Një vlere kundërshtuese e përbindur e islamit paqëdashës dhe tradicionalist,  që prezervon kulturën e përgjitshme të popujve, dhe predikon shpirtëroren e pastër ndaj dashurisë së divines së mbarë njerëzimit.

Andaj, a  është e mundur që ky   ‘ makth i ri kompleks mizogjen, i mbyllur hermetikisht  në kapsulën hermeneutike të amshueshmërisë”, të luftohet paqësisht, udhëhequr nga logjika e pastër e “dedogmatizimit të përhershëm të religjionit” tanimë,  të devijuar në emër të interesave të hapura ekspansioniste religjioze të vendeve të treta, sunduese të shprtit dhe logjikës racionale të shiptarit europian!   A është e mundur që vetëdija jonë kolektive e shqiptarit, të krijojë strategjinë publike shpëtimtare të interpetimeve religjioze realiste, sipas koncepteve që do të shëronin mendjen tonë dogmatike religjoze, tanimë  në demens të plotë!    Një  filozofi religjioze, intepretimi i së cilës do lejonte  kultivimin e lirë të vlerave kombëtare,  që padyshim do forconin   besimin dhe  dashurinë ndërshqiptare, në këto momente kyçe, kur bota përparimtare,që na ndihmoi në themelimin dhe forcimin e vatanit, mos të na vëzhgojë si delen e   ‘vodosur nën lupën e dyshimeve të mëdha’!

Në rrethana të këtilla të sundimit të  një diskursi të devijuar skajshmërisht fetar, sot, ndër shqiptarë po zhvillohen debate joformale, të kontrolluar nga frika e së ashtuquajturit fenomen që “derdh lotë krokodilli”, dhe që ndër ne njihet si ‘ islamofobia”! Një fenomen që si i tillë,  absolustisht nuk egziston ndër shqiptarët e sodit, për vetë faktin që fobia e shqiptarit të sodit, atij të rrugës së kombit, është pikërisht ‘fobia nga kjo logjikë e çoroditur e predikimeve religjioze’, që nuk përkojnë me amshueshmërine e vërtetë dhe kontekstin logjik që ajo kërkon për dekodim.  Kjo për faktin që shqiptari i sotëm është i rrethuar tërësisht nga ndikimi i saj i predikimit, të bazuar në kontrollimin e botës së amshuar nga vetë intepretuesit mizogjen të kësaj filozofie,  që madje as veten nuk arrin ta njohë!  Rrethanat e kryjuara gjithandej ndër shqiptarë,  janë shëndruar në fushë dyluftimi verbal, ku emocionet kërcënuese dhe përçarëse nuk arrijnë t’i kontrollojnë ndjenjat ndërmjet vëllezërve të një gjaku!  Janë këto konfrontimet që një psiko-analist strateg, do i përshkruante si fushëbeteja të mbrojtjes së divines dhe amshueshmërisë, ku  ashpërsia e konfrontimit të “shpatave të oratories” nxjerrin zjarr, ndërmjet  shqiptarëve të ndarë bindshëm në dy taborë!

Wietkenstein-i i famshëm, për të ulur fuqinë e mendjes dogmatike dhe ndikimit të saj në tjetërsimin e logjiksë racionale, sugjeroi që predikimet hermeneutiko-mizogjene të religjionit, të shikohen nën lupën e  të ashtuquajturit” kontekst të kontekstit.” Për më tepër, gjithnjë sipas tij, mendja që funksionon e kontrolluar nga “mendësia dogmatike”,  nuk njeh domethënien reale të fjalës dhe  efektit semantik që ajo përcjell. Thjeshtë, nxjerrja e kontekstit nga konteksti, është predikim religjioz i rrymave të errëta sulafisto-vahabiste, që origjinën e kanë nga epoka primitive e popujve nomadë arabë, që jetonin në shekujt para paraqitjes së religjionit të vërtetë.Koncept i larjes së trurit dhe shterpësimit mit të tij për rezonim logjik racional. Është ky një operacion psikologjik, që kërkon mbisundimin e logjikës racionale që shqiptari i sotëm, së paku ai me koeficient inteligjence mesatare, por fatkeqësisht shpeshherë edhe ai me koeficient të lartë të inteligjencës, për të “njohur egon e tij të vërtetë identitare europiane”, vështirë arrin ta koordinojë!

Autor: Florim V. Ajdini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button