Peter Tiede: Rama le të më hedhë në gjyq, së shpejti përgjime të reja

Këtë javë i ftuar në emisionin “A Krasta”, ishte edhe gazetari gjerman Peter Tiede, njofton Portalb.mk.

Intervista u zhvillua përmes lidhjes direkte, mes udhëheqësit Adrian Krastës dhe gazetarit që po publikon skandalet e qeverisë Rama 2, Peter Tiede.

Kjo është intervista e plotë:

Krasta: A e dini se kryeministri im është duke thënë se ai do të padisë ju personalisht në Gjermani duke pasur një besim të madh për gjykatat gjermane që ndoshta t’ju ndëshkojë për botimin e regjistrimeve të famshme në Shqipëri, për të ashtuquajturat zgjedhje të blera? Si ndjeheni për këtë?

Tiede: Ai është i mirëpritur të shkojë në një gjykatë gjermane dhe të shohë se si po punon një gjykatë e pavarur e vërtetë. Nuk është e mundur të më paditë në Shqipëri, sepse gjykata e lartë nuk po funksionon. Kështu që ai duhet të vijë në Gjermani dhe është i mirëpritur. Në Gjermani në gjykatë dhe do ta shoh ate në gjykatë. Sepse nuk ka asgjë të gabuar në atë që kam shkruar, kasetat janë reale dhe ato janë pjesë e një hetimi të prokurorëve shqiptarë kështu që ai është i mirëpritur pa problem.

Krasta: Duket sikur po shkon shumë personalisht, të paktën kështu është thënë ose analizuar nga njerëzit në portale dhe fjalimin politik po ecën në atë drejtim, është bërë disi personale mes jush dhe kryeministrit shqiptar. Nuk keni pse të zbuloni burimet tuaja por pse kam një dyshim se kjo histori është më e madhe se puna e prokurorëve shqiptarë apo hulumtimit gazetaresk të Bild. A është më e madhe? A ka ndonjë forcë më e madhe ndoshta a keni mbështetjen e kolegëve tuaj në Bild apo te në një rrjeti disi më të gjerë?

Tiede: Nëse Edi Rama e bëri atë për një gjë personale për pikëpamjen time nuk është personale, sepse unë nuk jam i rëndësishëm për shkak se jam një gazetar dhe jam duke shkruar për atë që kam gjetur dhe atë që unë shoh. Nuk ka asgjë për të bërë nëse unë besoj të Edi Rama apo politikanë të tjerë. Kam bërë një hulumtim rreth mafias shqiptare dhe mafisë së drogës dhe gjatë kësaj kohe i kam gjetur lidhjet me politikanët e Partisë Socialiste dhe udhëheqësit e Partisë Socialiste. Kam shkruar për herë të parë një histori të vogël dhe kjo ishte për t’i shpjeguar audiences gjermane se çfarë po ndodh tani në Shqipëri, në rrugë ka protesta masive dhe gjëra të tjera. Në këtë artikull kam shkruar një pjesë të vogël për Edi Ramën dhe biseden e tij të telefonit që Edi Rama thotë se jam gënjeshtar dhe i blerë nga opozita dhe për këtë arsye isha duke shkuar më thellë në rastin e tij për të bërë disa kërkime rreth lidhjes së Edi Ramës dhe partisë e tij më mafian e drogës dhe në gjëra të tjera dhe si blen votuesit dhe votat në vitin 2017. Kjo nuk është e mundur, është një gjë normale gazetareske për të hetuar diçka dhe për ta shkruar atë dhe të gjitha gjërat që shkruaj janë te miat, dhe të gjithë e dinë se nuk ishte hera e parë që 2017 votat u blenë, pasi kjo gje po ndodh që 20 vjetët e fundit dhe nuk ka të bëjë me opoziten apo Edi Ramën. Kjo është një histori kriminale dhe është një çeshtje politike dhe për mua është një skenë gazetareske dhe nëse shoh gjëra që janë të gabuara unë duhet të shkruaj për të dhe kjo është puna ime. Unë bëra punën time, asgje më shumë dhe nuk jam i rëndësishem. Edi Rama mund të me hedhë në gjyq por gjëja e rendeshisme janë kasetat dhe jo une. Kasetat, ato qe jane te rendesishme.

Krasta: Tani Peter kam një pyetje të fundit për ju, keni diçka tjetër sepse keni shkaktuar një trazirë politike në këtë vend dhe kjo ka qenë e mjaftueshme për Maqedoninë për ta nxjerrë Gruevskin nga politika, diçka qe mund te ndodhë edhe këtu ndoshta dhe jo, keni diçka për në të ardhme që mund të jetë vendimtare për situatën politike në Shqipëri, keni diçka tjetër?

Tiede: Nuk e kuptova

Krasta: A keni diçka tjetër për të botuar në ditët apo orët e ardhshme që është aq vendimtare aq e fortë që më në fund do të hedhë drite ne këtë situatë kaotike në vendin tim?

Tiede: Unë kam shumë gjëra sigurisht, por nuk do të vendosja në ditët e ardhshme, sepse përgjigja e Edi Ramës ishte e fortë dhe e ashpër dhe nëse ai dëshiron të na padisë, atëherë ne do të publikojmë diçka tjetër dhe më lejoni të them për një shef te një bande tjetër kriminale.

Krasta: Më vjen keq që mund ta përsërisësh me shumë kujdes, dua të dëgjoj çfarë ishte kjo?

Tiede: Kaseta ku mund të dëgjosh shefin e një bande kriminale që blen vota për Partinë Socialiste dhe së bashku me të ishte shefi rajonal i policisë dhe dhe një nga ministrat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button