Kryesuesi i OSBE-së për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Kryesuesi në detyrë i OSBE-së dhe Ministri sllovak i Punëve të Jashtme Miroslav Lajçak do të vizitojë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër.

Gjatë vizitës, Lajçak do të takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov. Ai do të takohet gjithashtu me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Kryesuesi i OSBE-së do të takohet me përfaqësues të sektorit civil në Maqedoninë e Veriut, si dhe do të vizitojë Institucionin për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve, ku do të ketë mundësi të bisedojë me fëmijët që morën pjesë në projektin e Misionit të OSBE-së ‘Ndërtojmë urat.’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button