Vendimi për Maqedoninë e Veriut: BE do t’i kthehet çështjes së negociatave në tetor

Pasditen e sotme në Luksemburg, ministrat për punë të jashtme të shteteve anëtare në Bashkimin Evropian (BE), vendosën që në tetor të 2019, të hapin bisedimet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ky version përfundimtar shënoi ndryshime të vogla, si përshëndetja për marrëveshjen e Prespës, në çka këmbëngulën mbështetësit e Maqedonisë së Veriut në Këshill, element i cili bëri një dallim të vogël në krahasim me vendimin për Shqipërinë.

Megjithatë, vendet anëtare nuk arritën të vendosin për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve, dhe përsëri premtuan se do të kthehen në këtë çështje më së voni në tetorin e këtij viti.

Duke i vërtetuar vendimet e 26 qershorit të vitit 2018, Këshilli përshëndet marrëveshjen historike të Prespës dhe mirëpret rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut, bazuar në ndryshimet pozitive dhe përparimin  në plotësimin e kushteve të përcaktuara nga ana e Këshillit.

Për shkak të kohës së kufizuar dhe rëndësisë së çështjes, Këshilli do të kthehet sa më shpejtë të jetë e mundur, jo më vonë se në tetor, me qëllim që të merr një vendim të qartë dhe të rëndësishëm, thuhet në versionin përfundimtar për Maqedoninë e Veriut.

Versioni përfundimtar është i njëjtë edhe për Shqipërisë, përveç pjesës për marrëveshjen e Prespës.

Vendet e Evropës Lindore, më shumë janë përkushtuar për hapjen e bisedimeve për Maqedoninë dhe Evropën Lindore, megjithatë akoma është e madhe rezistenca e Francës, Gjermanisë dhe vendet tjera perëndimore.

burimet diplomatike thonë se ky vendim është kompromisi më i mirë i mundshëm, duke marrë parasysh mosmarrëveshjet e thella mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian rreth zgjerimit, por ky formulim ‘automatikisht nuk përcakton’ vendimin në vjeshtë.

LEXO: Këshilli ministror i BE-së do të vendosë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
LEXO: Mogerini nga Luksemburgu: Shpresoj të kemi vendim pozitiv për negociata
LEXO: Han i bëri thirrje BE-së të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë që mundet
LEXO: Zaev: S’po kërkojmë menjëherë anëtarësimin në BE, po kërkojmë fillim të negociatave
LEXO: Reuters citon diplomatët për negociatat me BE: Maqedonia në rrugën e duhur, jo dhe Shqipëria
LEXO: Në qeverinë gjermane s’ka dilemë rreth perspektivave të Maqedonisë së Veriut në BE
LEXO: Deputeti gjerman: Vendimi i Gjermanisë në vjeshtë do të jetë pozitiv për hapjen e negociatave BE-RMV
LEXO: Analizë: Data e negociatave me BE nuk do të zhvendosë kursin e Maqedonisë së Veriut
LEXO: Data është merituar, por vendimi varet nga kalendari i BE-së për vendime
LEXO: Parlamenti holandez e hodhi poshtë rezolutën për bllokim të bisedimeve RMV-BE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button