Peticion online për ndërprerjen e privilegjeve të funksionarëve

OJQ Civil formoi grupin punues për realizimin e nismës “Fund Shpërdorimit”, njofton Portalb.mk.

Nisma “Fund Shpërdorimit”, do të fillon me peticionin online për të vetëdijesuar dhe nxitë qytetarët të reagojnë në forma të ndryshme kundër privilegjeve të funksionarëve.

Kërkesat e peticionit kryesisht bazohen në ndërprerjen e privilegjeve të zyrtarëve në institucionet kryesore, si Presidencë, Qeveri, Parlament dhe institucione tjera shtetërore.

Këto janë kërkesat e peticioni:

-Ndërprerje e apanazheve në cilin do nivel për cilën do pozitë.
-Ndërprerje e pensioneve të përjetshme për presidentët e mëparshëm, deri në momentin kur ata i plotësojnë kushtet për pension, në pajtim me të ardhurat që i kanë pranuar gjatë kohës që kanë punuar.
-Ndërprerje e kompensimeve financiare dhe tjera për të gjitha bordet drejtuese, gjegjësisht, pozitës në ato dhe trupat e ngjashme, duhet të jetë e nderit, dhe jo e paguar.
-Ndërprerje ose bashkim i agjencive shtetërore, me uljen e numrit të të punësuarve. Kërkojmë ndërprerjen e të gjitha privilegjeve që janë të lidhura me shfrytëzimin e makinave zyrtare, reprezentimeve, sigurimit të funksionarëve dhe privilegjeve tjera që kushtojnë tepër.
-Ulje drastike të shpenzimeve rrugore të funksionarëve, më saktë, sigurim të mjeteve në lartësi të çmimit për transport publik.
-Të vendoset praktikë e ndalesës për blerje të makinave zyrtare të klasës së mesme dhe të lartë.
-Ndërprerje e autorizimeve të funksionarëve.
-Ulje të madhe të rrogave të larta të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar.
-Ulje të numrit të deputetëve në Kuvendin e RMV nga 120 në 80 deputetë
-Ulje të ministrave në Qeveri në maksimum 10 dhe ndërprerje të funksionit Ministër pa resor.
-Shpallje publike të lartësisë së rrogave dhe shtesave të rrogës për të gjithë funksionarët dhe personat udhëheqës në institucionet dhe ndërmarrjet publike në nivel lokal dhe nacional.
-Të vendosen rregullore dhe praktika për privilegjet e ngjashme si të atyre në Mbretërinë e Suedisë ose Republikës Federale të Gjermanisë, madje edhe me më tepër kufizime.

Realizimi i kërkesave të OJQ Civil, i censuron shpenzimet për makina luksoze, mobilie, dhurata, udhëtime e shpenzime rrugore. Por, realizimi i këtyre kërkesave, parashikon ndryshime të shumë ligjeve ekzistuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“CIVILI kërkon të rishikohen të gjitha rregulloret ligjore sipas të cilave u jepen privilegje tej mase edhe funksionarëve aktualë edhe atyre në largim. Në kohën kur po na vdesin fëmijët si pasojë e shëndetësisë së keqe, kur të rinjtë në përqindje të madhe janë analfabetë funksionalë, kur njerëzit janë të uritur dhe ngrijnë në shtëpitë e tyre, është e pakuptimtë të harxhohen miliona euro për kënaqjen e orekseve të funksionarëve”, deklarohet OJQ Civil.

Adresa për nënshkrimin e peticionit është KËTU.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button