Këshilli ministror i BE-së do të vendosë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ministrat për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot në Luksemburg do të diskutojnë për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimin, njofton Portalb.mk.

Ministrat mes tjerash, duhet të zgjedhin nëse dhe kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE, ashtu siç rekomandoi Komisioni Evropian më 29 maj në raportet e saj.

Deri më tani nuk është arritur konsensus mes vendeve anëtare për konkluzionet e këtij takimi. Vendimin do ta miratojnë ministrat sot më pas do të duhet që të konfirmohet nga ana e shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së në Këshillin Evropian më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.

Në mungesë të një kompromisi, disa vende të BE-së propozojnë që ky qorr-sokak në negociata të kapërcehet duke i dhënë dritë jeshile Maqedonisë së Veriut, ndërsa vendimi për Shqipërinë do të shtyhej për të pritur përparim më të madh në dialogun politik me opozitën dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dy pikat më të dobëta të Tiranës.

Tani për tani, në kuloaret e Brukselit në qarkullim janë shumë versione të konkluzioneve që mund të miratohen nga ministrat të martën, e to Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk ndahen, ndërsa po bëhen angazhime për vendim përfundimtar pozitiv në shtator 2019. Por bisedimet midis ministrave të martën ende mund të sjellin ndryshime dhe befasi, informojnë diplomatët në Bruksel, ndërsa nuk përjashtohet edhe ndarja e Shkupit dhe Tiranës.

Vendimi që do ta marrin ministrat të martën, pastaj do të duhet të konfirmohet nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në Këshillin Evropian më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button