Bota shënoi Ditën Botërore për Luftimin e Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës

Dita Botërore për Luftimin e Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës (WDCD) është shënuar sot me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit global mbi mënyrat e rimëkëmbjes dhe rikthimit të tokës së degraduar, raporton Anadolu Agency.

“Çdo vit, bota humb 24 miliardë tonë tokë pjellore. Degradimi i tokës së thatë zvogëlon prodhimin kombëtar vendas në shtetet në zhvillim deri në 8 për qind në vit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një video-mesazh.

Guterres gjithashtu i bëri thirrje botës që “urgjentisht” të ndryshojë një prirje të tillë, duke thënë se mbrojtja dhe restaurimi i tokës mund të zvogëlojë “migrimin e detyruar, të përmirësojë sigurinë ushqimore dhe të nxisë rritjen ekonomike”.

Shënimi global i kësaj dite së bashku me Konventën e Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Shkretëtirëzimit u miratua në vitin 1994.

Sipas të dhënave të OKB-së, 1,8 miliard njerëz do të përjetojnë mungesë absolute të ujit deri në vitin 2025 dhe rreth 135 milionë njerëz mund të zhvendosen si rezultat i shkretëtirëzimit deri në vitin 2045.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button