fbpx

Në një labirint ndjenjash

Gjithçka errët!

Gjithçka është e përmbysur.

O Zot, po fluturoj drejt qiellit të kaltër ku gjithçka është e përmbysur përsëri.

Kujtime!

Ato po më shkatërrojnë.Momentet që dikur i kalova si momente te bukura…

Po hap derën,një tjetër përsëri !?

Ku po ndodhem unë kështu. Po arrij të fluturoj me zogjtë,po lundroj me varkën e fatit tim mbi retë e një nate të ftohtë…Sa shumë bubullima si do i’a arrij të zbres që këtu?

Shkallë shprese.Zbrita më në fund,sa shumë drita.

Gjithë ky terr,

Përsëri një derë tjetër! Të hap apo jo?

E bëra,dhe tani nuk më doli më një labirint…

Hapa derën dhe kishte shumë dritë,dhe në mesin e gjithë asaj drite pash një jetë të re, ndjeva frymën e dashurisë!

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button