Nuk është koha për të luftuar dhe për zgjedhje, por për punë dhe reforma, thanë ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Prespë

Republika e Maqedonisë e Veriut gjithsesi duhet të merr datë për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka disa probleme teknike për t’u zgjidhur dhe mendoj se në vjeshtë do të merrni datë, tha ambasadori gjerman Tomas Gerberih sot me rastin e mbjelljes së drunjve në Oteshevë, Prespë me çka u shënua një vjetori nga Marrëveshja e Prespës. Kristian Timonie, homologu i tij francez, tha se vendin e pret ende shumë punë, shkruan Sdk.mk.

Ata vënë në dukje se është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të hyn së bashku si një paketë në BE, por kjo nuk do të thotë që ndonjë vend dënohet për shkak të ndonjë tjetri.

“Është e nevojshme që vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë së bashku në Bashkimin Evropian, është shumë e rëndësishme për rajonin, të shkojnë së bashku në një paketë. Por, natyrisht, ka dallime midis shteteve prandaj është e rëndësishme që ndonjë të mos ndëshkohet shtet për shkak të përparimit të ngadalshëm të një vendi tjetër. Është një proces dhe shtetet anëtare do të mendojnë rreth kësaj. Mendoj se ideja më e mirë është që bashkë të sillen në Bashkimin Evropian “, tha ambasadori gjerman.

I pyetur për koment në lidhje me krizën e mundshme politike në vend nëse vendi nuk merr datë për negociata, Gerberih tha: “Kryeministri Zaev bëjë punë të mirë në dy vitet e fundit me stabilizimin e vendit dhe qeveria duhet të mbahet e jo të flitet për zgjedhje” .

Timonie, në pyetjen se a do të rrezikohet Marrëveshja e Prespës, nëse zgjedhjet në Greqi i fitom Micotakis. tha se nuk ishte detyra e tij.

“Por nuk është koha për të luftuar, por për të punuar. Punoni, punoni, ju ende duhet të punoni, reforma të reja e pastaj do të shohim atë që është e mundur”, shtoi ai.

Këtë fundjavë pranë liqenit të Prespës po mbahet manifestimi “Njoftoje Prespën”, në të cilin marrin pjesë organizata rinore nga të tre vendet që e ndajnë liqenin, vendi jonë, Greqia dhe Shqipëria për të shfaqur unitet në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button