fbpx

Argjentina e humbi derbin kundër Kolumbisë në BRAZIL 2019 (VIDEO)

Në mesnatë, u zhvillua ndeshja Argjentinë – Kolumbi, ku kjo e fundit arriti të fiton me rezultat 0-2, transmeton Portalb.mk.

Argjentina në këtë ndeshje u paraqit me këtë formacion: Armani; Saravia, Pezella, Otamendi, Tagliafico; Paredes, Rodriguez, Le Celso; Messi, Aguero dhe Di Maria. Ndërsa, Kolumbia u paraqit me këta lojtarë: Ospina; Tesillo, Sanchez, Mina, Medina; Uribe, Barrios; Muriel, Rodriguez, Cuadrado; Falcao.

Përkundër asaj se nuk ishin në formacionin titullar, golat e Martinezit (71’) dhe Zapates (86’), i siguruan fitoren Kolumbisë.

Përveç Argjentinës dhe Kolumbisë, në grupin B gjenden edhe Paraguai dhe Katari, të cilët sonte në ora 21:00 do të ndeshen. Gjithashtu, sonte në mesnatë do të luhen edhe dy ndeshje tjera:
Uruguai – Ekuador 21:00
Japoni – Kili 01:00

LEXO: Në mesnatë do të fillojë Copa America BRAZIL 2019

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button