Historia sekrete si princeshë Diana vuajti nga depresioni pas lindjes, nënat e reja duhet të mësojnë nga ajo

Depresioni pas lindjes është një çrregullim afatgjatë i humorit që shumë nëna e përjetojnë pasi sjellin në jetë fëmijët. Pak njerëz e dinë mbase, por princesha Diana vuajti nga depresioni, pasi solli në jetë djalin e saj, William. Ajo nuk i ka treguar askujt për stresin dhe shqetësimin e saj, dhe ka luftuar e vetme ankthin. Në disa intervista, vite më vonë, ajo i tregoi botës problemet psikologjike me të cilat ishte përballur dhe se si depresioni pasi lindjes e bëri të vuante, shkruan Class.

Sot do të mund të lexoni historinë prekëse të princeshë Diana-s dhe shpresojmë që shumë nëna të reja të inkurajohen nëse po kalojnë të njëjtën situatë:

Në vitin 1982 kur princeshë Diana lindi fëmijën e saj të parë, William-n, depresioni ishte diçka që nuk u diskutuar kurrë në publik dhe as privatisht me miqtë dhe familjen. Princeshë Diana ishte nga ato gra që dëshironte t’i mbante shqetësimet dhe ankthin për veten, dhe nuk ka ndarë asnjëherë me të tjerët ndjenjat negative. Ajo më vonë ka dhënë një intervistë të sinqertë rreth kësaj periudhe të errët në jetën e saj me gazetarin britanik, Andrew Morton për librin e tij të quajtur Diana: Her True Story.

Në këtë libër, Diana ndan sesa presion mediatik ka pasur rreth shtatzënisë së saj të parë dhe se si gjërat u përkeqësuan pas ardhjes në jetë të foshnjës. “Erdhi në shtëpi dhe depresioni pas lindjes më goditi rëndë dhe nuk kishte faj foshnja, por mendimet në kokën time. U shqetësova shumë”,-mësohet të ketë thënë Diana.

Kjo ishte koha që ajo ndjeu barrën e të qenit grua, nënë dhe princesha e njerëzve-të gjitha në të njëjtën kohë. Diana pranoi se ndihej e shqetësuar për gjithçka dhe se vazhdoi të luftonte në heshtje.

“Nëse princi Charls nuk vinte në shtëpi, në orën që vinte zakonisht, mendoja se diçka e keqe i kishte ndodhur. Lotët, paniku dhe gjithë pjesa tjetër ishin dramë. Ai nuk e ka kurrë panikun tim, pasi gjithmonë më gjente në heshtje”,-ka thënë princesha.

Princesha foli për depresionin e rëndë postpartum në një intervistë tjetër për BBC në vitin 1995.

Princesha pranoi se ajo u ndie e lehtësuar kur mësoi se po priste një djalë, pasi presioni që ajo përjetoi atëherë ishte aq i madh dhe ky depresioni e shoqëroi gjatë gjithë shtatzënisë.

“Ndjeva se i gjithë vendi ishte në punë me mua”,-tha Diana.

Ajo shtoi se shtatzënia ishte e vështirë, ajo nuk ndihej mirë dhe gjërat u përkeqësuan kur u përball me çështjet psikologjike pas lindjes:

“Gratë nuk flasin shumë për depresionin postpartum, edhe pse është shumë i vështirë. Ju zgjoheni në mëngjes dhe nuk dëshironi të dilni nga shtrati. Unë nuk kam rënë kurrë në depresion në jetën time. Mirëpo, ky ishte vërtet rasti që kisha nevojë vetëm të pushoja”,-tha princesha asokohe.

Edhe pse Diana mori trajtim, ajo tha se i mungonte koha personale, hapësira dhe mbështetja e familjes së saj, gjë që ajo nuk e ndjeu se e kishte mjaftueshëm. Për më tepër, depresioni i saj goditi rëndë jo vetëm shëndetin e saj fizik dhe psikologjik, por edhe martesën e saj.

Historia e Princeshës Diana tregon sesa e rëndësishme është të flisni mbi problemet tuaja dhe të kërkoni ndihmë. Depresioni postpartum është një çrregullim i ndërlikuar që shkaktohet nga një sërë faktorësh fizikë dhe psikologjikë. Ekuilibri hormonal në trupin e një gruaje ndryshon pas lindjes, duke shkaktuar ndryshime kimike në tru, dhe duke çuar në ndryshime në gjendjen shpirtërore. Përveç kësaj nënat e reja nuk flejnë mjaftueshëm, nuk pushojnë dhe mbështetja e njerëzve të tjerë herë pas herë ju mungon.

Nëse depresioni i paslindjes nuk trajtohet, ai mund të zgjasë muaj apo edhe vite, duke prekur seriozisht shëndetin fizik dhe mendor të një gruaje. Trajtimi profesional për këtë çrregullim përfshin këshillimin, terapinë dhe medikamentet, nëse është e nevojshme.

Familja dhe miqtë janë të parët që vërejnë shenjat e depresionit të paslindjes tek një nënë e re, kështu që nëse vëreni se dikush që e doni ka nevojë për mbështetje, jepini asaj dhe nxisni të vizitojë një mjek. Nëse jeni ju ajo që vuan nga depresioni i paslindjes, mos u turpëroni të flisni për problemin me familjen, miqtë ose mjekun tuaj në mënyrë që të merrni ndihmën që ju nevojitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button