Filloi Copa America, ndeshjen hapëse të turneut e fiton Brazili

Brazili ka fituar ndaj Bolivisë me një rezultat 3-0, në ndeshjen hapëse të Kampionatit të futbollit Copa America 2019, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e parë e turneut të 46-të, u zhvillua mes Brazilit dhe Bolivisë në grupin A.

Vendi nikoqir priti Bolivinë në stadiumin Morumbi në qytetin Sao Paulo. Brazili fitoi ndeshjen 3-0, me golat e Coutinho në minutat 50 (penalti) dhe 53, si dhe Everton në minutën 85.

Ndeshja tjetër e grupit A do të zhvillohet sot në ora 21.00 mes Venezuelës dhe Perusë.

Në tre grupet e përbëra me nga katër ekipe, kombëtaret që do ta zënë dy vendet e para dhe dy kombëtare më të suksesshëm në rendin e tretë do të përballen në çerek finale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button