Bushati e kundërshtoi Pendarovskin: Ndarja do të ishte gabim strategjik për BE-në

Ndaj qëndrimit të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar ish ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, me çka ka theksuar se ndarja e RMV-së nga Shqipëria në procesin e marrjes së datës për nisjen e negociatave qasëse, do të ishte një gabim strategjik i Bashkimit Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

Bushati ka kujtuar vlerësimin e Komisionit Evropian (KE) gjatë dhënies së rekomandimit të pakushtëzuar për RMV-në dhe Shqipërinë, se që të dyja shtetet i kanë kryer detyrat e shtëpisë.

“Që të dyja, si Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut i ka kryer detyrat e shtëpisë sipas Komisioni Evropian. Ndarja e tyre do të ishte një gabim strategjik për BE-në, Stevo Pendarovski. Nevoja e nisjes së procesit qasës për të dyja shtetet, korrespondon me nevojat e shoqërive të tyre, historisë së tyre dhe rajonit”, shkruajti Bushati në rrjetin social “Tuiter”.


Përndryshe, në një intervistë për “Euroactiv”, presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski deklaroi se, në procesin e marrjes së datës për nisjen e negociatave qasëse të RMV-së me BE-në, sfidë mbetet ndarja e të parës nga Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button