Largimi i Alioskit nga lokali, reagoi Komiteti i Helsinkit

Futbollisti i përfaqësues së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, pas skandalit të mbrëmshëm ku u dëbua nga restoranti në Prilep për shkak të komunikimit të tij në gjuhën shqipe, sot ka vendosur që të largohet nga vendi dhe të shkojë në pushim, transmeton Alsat-M.tv.

Prindërit e tij, thonë se shkak kryesorë i ikjes së tij nga Maqedonia ka qenë stresi që mbrëmë i shkaktoi dëbimi nga restoranti, vetëm pse foli shqip. Me rastin në fjalë po merren edhe organet e rendit.

Përveç Policisë së Prilepit dhe Avokatit të Popullit, me rastin po merret edhe Komiteti i Helsinkut, duke e quajtur diskriminim të pastër etnik.

“Komiteti i Helsinkit e dënon ashpër sjelljen diskriminuese ndaj futbollistit Ezgjan Alioski dhe dëbimin e tij nga restoranti në Prilep, për shkak se ai ka folur në gjuhën shqipe. Në rastin konkret bëhet fjalë për diskriminim të drejtpërdrejt  në bazë të përkatësisë etnike dhe gjuhës, në vend të sjelljes dhe qasjes së mirë. Komiteti i Helsinkit edhe më herët ka regjistruar dhe denoncuar raste të kufizimit të pjesëmarrjes në objekte hotelerike në Prilep në baza të përkatësisë etnike. I bëjmë thirrje Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, që në suaza të autorizimeve ligjore të iniciojë procedurë në bazë zë detyrimeve ligjore dhe ta shqyrtojë këtë rast”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

LEXO: Akt fashist: Lojtari i RMV-së në futboll, Alioski u dëbua nga restoranti i Prilepit vetëm pse foli shqip

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button