Akt fashist: Lojtari i RMV-së në futboll, Alioski u dëbua nga restoranti i Prilepit vetëm pse foli shqip

Ezxhan Alioski, përfaqësuesi i futbollit maqedonas, u përjashtua nga një restorant në qytetin e tij të lindjes, Prilep, sepse ai foli në gjuhën shqipe. Të punësuarit në restorant sapo dëgjuan Alioskin se si flet shqip me prindërit dhe familjarët, u thanë atyre të largoheshin me shpjegimin se të gjitha tavolinat janë të rezervuara dhe se nuk ka vend në restorant.

“E kam përjetuar ndjenjën e të qenit i padëshirueshëm në restorantin La Strada në Prilep, vetëm sepse biseduam së bashku me familjen time në gjuhën shqipe. Unë jam përfaqësues i Maqedonisë dhe bëj më të mirën në çdo lojë për këtë vend, sinqerisht dhe nga zemra. Por, sigurisht, nuk e kuptoj pse nuk kam të drejtë të flas me familjen time në gjuhën time amtare. Unë me të vërtetë ndjej turp,” tha Alioski për Ekipa.mk.

Të punuarit kur e kuptuan se për kë bëhet fjalë, u munduan që të përmirësojnë situatën, por Alioski nuk ka dashur që të qëndronte më në atë restorant .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button