“Titanik 3”, mungoi dëshmitarja kyçe

Po përfundon procesi gjyqësor për rastin “Titanik 3” ku të akuzuar janë funksionarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri, transmeton Alsat-M.tv.

Sot përfundoi dhënia e dëshmisë nga dëshmitarët. Në gjykatë nuk u dëgjua vetëm dëshmia e Resmie Budlimovës. Ajo ka dhënë deklaratën e saj në Prokurorinë Speciale, por me fillimin e gjykimit, ajo u martua dhe u shpërngul në Gjermani dhe nuk është e kapshme për të dëshmuar në gjykatë.

Dëshmia

Ata hynin shumë shpesh, prej tyre unë dhe një tjetër u pyetëm a mund t’ju ndihmojmë të bëhet ndonjë “dallavere”. E di se u përgjigjëm se një gjë të tillë nuk do bënim as për prindin dhe se ne e bëjmë punën tonë me nderë. Nuk më kujtohet saktë momenti, por në një rast kur hyri Ejupi i mori disa procesverbale që ishin lënë për t’i futur në kompjuter, ai u përpoq t’i fshehë, nuk më kujtohet nëse i fshehu nën pallto dhe doli jashtë.”.

Gjykimi i rastit “Titanik 3” vazhdon më 19 gusht, për shkak se njëra nga gjykatëset udhëton për në Amerikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button