Qeveria e Holandës do ta kushtëzojë datën e RMV-së me fatin e PSP-së

Qeveria e Holandës do të insistojë që para Këshillit ta shtrojë çështjen e miratimit të shpejtë të Ligjit për Prokurori Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i PSP-së, si kusht për caktimin e datës për nisjen e negociatave qasëse me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

Për SDK-në, nga Ambasada e Holandës thonë se Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) ka pasur përparim në përmbushjen e kushteve për nisjen e negociatave, por mbetet një hap i rëndësishëm që të bëhet – lufta kundër korrupsionit, dhe ajo është miratimi i Ligjit të Prokurorisë Publike.

“Vitin e kaluar Maqedonia e Veriut ka marrë për detyrë para se të fillojnë negociatat qasëse. Përparimi i bërë për këto kushte është inkurajues. Plus, Marrëveshja e Prespës është shembull për rajonin. Hap i rëndësishëm që duhet të bëhet në luftën kundër korrupsionit. Është miratimi i zgjidhjet ligjore në lidhje me Prokurorinë Speciale Publike. Qeveria do të insistojë që te Këshilli të lidh këtë kusht me vendimin e rekomandimit të Komisionit për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut”, thanë nga Ambasada e Holandës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button