Ka ardhur koha të hiqni dorë nga rimeli i zi! Trendi i ri është i pabesueshëm

Gjithçka mund të ketë dalë dhe të jetë rikthyer një milion herë në modë, përveç rimelit të zi. Duket se rimeli tradicional është ndër ato gjëra që të gjithë i kanë qëndruar besnikë, deri më sot, shkruan Class. Gjërat kanë ndryshuar së fundmi, pasi rimeli i zi është zyrtarisht “out” për t`i lënë vendin rimelit me ngjyra!

Mund të mos jeni tip aq i guximshëm sa të eksperimentoni me këtë trend të ri, por duket se këtë sezon po bën namin. Ngjyrat janë kryefjala e kësaj vere dhe çdo markë make up-i po hedh në treg të paktën një rimel me ngjyra. Nëse mendoni se ky trend nuk është për ju, prisni sa të shihni rrugëve të qytetit vajza që e mbajnë me vetëbesim. Ashtu siç ndodh me çdo trend tjetër, mjafton ta provoni një herë dhe nuk do të doni t`i ndaheni. Ju duhet vetëm pak guxim!

Ju do ta provonit?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button