Katër muaj nga aksidenti në Llaskarcë, Prokuroria ende pa aktakuzë

Edhe pas katër muajve nga aksidenti tragjik i autobusit “Durmo Turs” në fshatin Llaskarcë, ku ndërruan jetë 16 persona, Prokuroria Themelore Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) ende nuk ka ngritur aktakuzë, edhe pse shkaqet e aksidentit tashmë janë të njohura, transmeton Portalb.mk

“Nuk ka diçka të re. Po punohet ende në rastin”, thanë nga PTHP-ja për Portalb.mk.

Të pyetur se kur pritet të ngritët aktakuzë, nga PTHP-ja thanë: “Nuk do të donim të spekulonim. Në momentin që do të ketë diçka të re, do ta njoftojmë publikun”.

Prokuroria Themelore Publike (PTHP). Foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Prokuroria Themelore Publike (PTHP). Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Nga ana tjetër, ka një muaj që të dyshuarit për aksidentin kanë dalë nga paraburgimi. Gjashtë persona janë në arrest shtëpiak, ndërkaq njërit i është parashtruar masë e kujdesit.

“Me vendim të Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjashtë të dyshuarve për veprën penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion, u është parashtruar masë e arrestit shtëpiak. Prej tyre, tre të punësuarve në stacionin për kontrolle teknike një masë e tillë u qe parashtruar menjëherë pas hapjes së procedurës hetimore, kurse tre të dyshuarve të tjerë, fillimisht u qe parashtruar masë e paraburgimit, ndërkaq më pas u është zëvendësuar me masë të arrestit shtëpiak. Për personin që dyshohet për veprën penale – Kryerje të detyrës në mënyrë të pandërgjegjshme, me vendim të gjykatës i është parashtruar masë e kujdesit”, thanë nga PTHP-ja muaj më parë.

Statusi i Biljana Vankovskës për aksidentin tragjik në Llaskarcë
Statusi i Biljana Vankovskës për aksidentin tragjik në Llaskarcë

Përveç aksidentit, më 13 shkurt 2019-të qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut u ndeshën edhe me gjuhë, e cila sipas njohësve të çështjeve sociale dhe juridike, u cilësua si gjuhë e urrejtjes. Rasti është me profesoreshën Biljana Vankovska, ku për të dhe për persona tjerë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dorëzuar informacion te PTHP-ja për përdorim të gjuhës së urrejtjes.

Dëmshpërblimi në “status quo”

Nga ana tjetër, ndërmarrja e sigurimit “Eurosig” është e obliguar që t’i dëmshpërblejë familjarët e viktimave dhe të lënduarit nga aksidenti në Llaskarcë. “Eurosig” ka qenë e obliguar që të realizojë fazë të evoluimit të kompensimit të dëmit nga aksidenti, megjithëse edhe pas katër muajsh nga aksidenti, ende asgjë publike se a ka përfunduar kjo fazë dhe në çfarë vlere të hollash do të dëmshpërblehen të lënduarit. Sipas informacioneve të Portalb.mk, deri tash janë dëmshpërblyer 5 familje të viktimave, ndërkaq për të lënduarit nuk ka ende vendim.

Ndryshe, hetimi i PTHP-së tregoi se shkak i aksidentit ka qenë mosfunskionimi i frerëve dhe shpejtësia e madhe prej 99 km/h. Gjashtë persona akuzohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq personi i shtatë është i akuzuar për “Kryerje të detyrës në mënyrë të pandërgjegjshme”, pasi që ka dhënë leje se takometri (pajisje për matjen e shpejtësisë së autobusit) ka qenë në rregull, pa i bërë paraprakisht kontrollet.

Aksidenti në Laskarcë erdhi pasi që autobusi i kompanisë “Durmo Turs” i cili ka qenë duke transportuar udhëtarë nga Shkupi për në Gostivar, doli nga rruga që gjendet në fshatin Laskarcë të Shkupit, me çka u rrokullis duke kaluar krejtësisht në një rrugë në pozitë gjeografike më të ulët se rruga ku ka qenë duke qarkulluar paraprakisht. Si pasojë e rrokullisjes, në vendngjarje ndërruan jetë 15 persona ndërkaq u lënduan 38 të tjerë. Një muaj pas, u shënua edhe viktima 16-të.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button