Po rrënohen shtyllat në lumin Vardar në të cilat duhet të qëndronte rrota panoramike e Gruevskit

Ekipet e NN “Beton” filluan me rrënimin e shtyllave të betonit në lumin Vardar, në të cilat duhej të qëndronte rrota panoramike si pjesë e projektit të Qeverisë së Nikolla Gruevskit “Shkupi 2104”.

“Sipas projektit të ri, 4 shtyllat e betonit do të rrënohen dhe ashtu do të lirohet shtrati i lumit Vardar. Këtë verë duhet të përfundojnë punimet e ndërtimore për ndërtimin e urës, me çka do të mënjanohen edhe pengesat që ndodhen në kej, me të cilat tani bllokohet lëvizja”, tha kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Sipas projektit të ri, ura nuk do të ketë elemente të barokut. Për t’u parë simboli i qytetit, Ura e gurit, do të vendoset gardh transparent.

Shilegov në prill të vitit të kaluar njoftoi se autoritetet e qytetit kishin vendosur të mos e prishnin urën, por ta vazhdonin ndërtimin pa rrotën panoramike dhe të bëhej urë për këmbësorë. Qyteti i Shkupit dhe kontraktuesi NN “Beton” kanë arritur marrëveshje për të ndërtuar urën me një çmim më të ulët se ai i kontratës fillestare në kohën e Gruevskit. Në vend të 7 milionë eurove, qyteti duhet të shtojë edhe 3.1 milionë euro.

Vendosëm që të vazhdojmë dhe bëjmë urë për këmbësorë. Rrënimi, ashtu siç është pozicioni aktual i urës, së bashku me detyrimet e mbetura ndaj partnerëve gjermanë, të cilët duhej të ndërtonin rrotën, do të na kushtonin 3 milion euro. Arritëm të biem dakord që ura të mbarohet për të njëjtin çmim. Shtrati i lumit të lumit Vardar do të bëhet përsëri i sigurt sepse s’do të ketë asnjë bazë në të. Mendoj se ky variant është i mirë për qytetarët”, deklaroi kryebashkiaku Shilegov në prill të vitit të kaluar.

Ura, në të cilën sipas projektit duhej të kishte një rrotë panoramike, filloi të ndërtohet në vitin 2014. Qyteti i Shkupit më pas ia dorëzoi projektin NTP “Shkup”, dhe përveç nga buxhetit të qytetit paratë janë siguruar përmes donacioneve nga Agjencia për komunikime elektronike. Sipas marrëveshjes me GP “Beton”, ndërtimi duhej të kushtonte 18 milionë euro. Deri më tani, kontraktuesit iu kanë paguar 10 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button