Krivollaku do të jetë poligoni kryesore ushtarak në rajon

Poligoni Krivollak në të ardhmen do të jetë kyç për trajnime dhe ushtrime, tha gjenerali Xhozef Lengiel, kreu i Byrosë së Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, gjatë vizitës së tij të stërvitjes “Goditja vendimtare”, në poligonin më të madh ushtarak në rajon, njofton Meta.

Nga fillimi i stërvitjes më të madhe ushtarake që ndonjëherë e ka organizuar ARM-ja, me vlerësimin e tij u pajtuan të gjithë që folën për poligonin e armatës – duke filluar nga ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, oficerët e Maqedonisë dhe Amerikës në terren.

“Krivollak u mundësoi forcave tona të përbashkëta mundësi të shkëlqyera për trajnim të përbashkët, si dhe mundësi të shkëlqyera për forcat amerikane në rajon. Keni bërë punë të shkëlqyer me avancimin e kapaciteteve të poligonit. Në të ardhmen ai do të jetë kryesori për trajnime dhe ushtrime – tha Lengiel gjatë vizitës së stërvitjes në të cilën marrin pjesë nga 1.300 ushtarë të Maqedonisë dhe Amerikës si dhe qindra kolegë nga katër vendet e tjera aleate.

Shtetet e Bashkuara praktikisht tashmë e konsiderojnë Krivollakun si qendër rajonale për trajnim dhe ushtrime. Vetëm në dy vitet e fundit, trupat e tyre nga rajoni kanë marrë pjesë në të katër stërvitje në poligonin e armatës së Maqedonisë.

“Vjeshtën e kaluar të këtij viti kemi pasur dy ushtrime të trupave amerikane nga KFOR-i, ndërsa vitin e kaluar e realizuam ushtrimin “Dragoon Guardian”, me pjesëmarrje të rreth 300 ushtarëve amerikanë. Krivollak nuk është vetëm kapacitet i madh, por edhe potencial i madh për zhvillimin ekonomik në nivel lokal dhe kombëtar. Kjo mund të jetë burim i të ardhurave për modernizimin dhe pajisjen e ARM-së” – vlerësoi koloneli Timoti Bjuken, atashe i mbrojtjes i SHBA-së pak para fillimit të ushtrimit aktual ndërkombëtar në poligon.

Sipas gjeneral major Pavle Arsoski, komandant i Komandës së bashkuar operative të Ushtrisë, mundësitë dhe rëndësinë e Krivollakut më së miri e tregon pikërisht “Goditja vendimtare”. Në këtë stërvitje trupat nga gjashtë vende së bashku dhe në të njëjtën kohë do të duhet të kryejë operacione tokësore dhe ajrore, operacionet e kombinuara të trupave konvencionale dhe forcat e operacioneve speciale luftarake në terren urban. Stërvitja ka 26 ngjarje, 96 detyrat dhe 13 ushtrime taktike me qitjes me armë të këmbësorisë me municion të vërtetë, artileri dhe helikopterë.

“Ky ushtrim tregon se poligoni “Krivollak” është kapacitet i jashtëzakonshëm edhe për nga madhësia edhe për nga kushtet klimatike, dhe infrastruktura. Po bëjmë përpjekje të mëdha për ta promovuar atë në qendër rajonale për trajnim. Është unik në këtë pjesë të Evropës për nga hapësira, klima dhe madhësia, por edhe për shkak të afërsisë me Korridorin 10. Tashmë është e qartë se rëndësia e tij është njohur” – konsideron gjeneral-majori Arsoski.

Poligonin e lavdëroi edhe komandanti i Brigadës 56 Strajkër, koloneli Majkël Vegshajder, ushtarët e të cilit marrin pjesë në ushtrimin “Goditja vendimtare”, i cili mendon se ky është një vend i madh me potencial të madh për përmirësim të përbashkët të aftësive dhe ofron mundësi për shumë njësi në Evropë si dhe për trupat e KFOR-it, veçanërisht për njësitë e trajnimit në nivel të kompanisë dhe batalionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button