Gjykata penale kërkon që PTHP-ja ta ndjekë Milenko Nedellkovskin për zbulim të sekretit zyrtar

Gjykata penale e informoi Prokurorinë Themelore Publike se i akuzuari Milenko Nedellkovski ka kryer vepër penale zbulim të sekretit zyrtar, transmeton NovaTv.mk.

Kundër Nedellkovskit është duke u zhvilluar çështje gjyqësore për gjuhë të urrejtjes. Në gjykim, ai ka kërkuar që procesi të filmohet dhe kur gjykata ia ka dërguar video dhe audio incizimin e procesit, Nedellkovski e ka publikuar atë në faqen e tij në Facebook.

Incizimi pastaj është shkarkuar nga një portal në Internet. Gjykata thekson se procesverbali nuk guxon të ri publikohet. Sipas Nenit 374 të Ligjit për Procedurën Penale, është e ndaluar që shënimet e toneve të publikohen jashtë procedurës penale.

Për këtë vepër parashihet edhe dënim me burg prej 3 muaj deri në 5 vjet .

Gjykata gjithashtu thekson se ky është rasti i parë i shpërdorimit të incizimeve gjyqësore, megjithëse deri më sot shumica e procedurave janë incizuar, çdo herë që është kërkuar nga palët.

Nedellkovski ndiqet për përhapje të materialit racist dhe ksenofob në lidhje me komentin e tij në rrjetin social Fejsbuk për zjarret në Atikë, Greqi.

LEXO: Milenko Nedellkovski me 17 janar do ulet në karrigen e të akuzuarit për shpërndarje të ksenofobisë
LEXO: Gjykata vendosi në të mirë të gazetarit kontrovers Milenko Nedellkovski (Dokument)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button