Të ardhurat nga taksat rrugore gjatë tetë viteve të fundit janë rritur për 130% (Infografik)

Taksat rrugore janë pula e artë e Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore. Gjatë 8 viteve të fundit, të ardhurat nga taksat rrugore janë rritur për 130%. Pas rritjes së çmimit të kësaj tarife, në korrik 2014, kjo kompani ka shënuar rritje të shpejtë të fondeve që i pranon nga qytetarët për përdorimin e autostradave. Për vetëm 5 vjet, financat nga arkëtimi i taksës rrugore është rritur me gati 12.7 milionë euro. Raporti i Auditimit të NP për rrugët shtetërore për vitin 2014 thotë se vendi nga  taksat rrugore ka grumbulluar mbi 27.8 milion euro, ndërsa në raportin e punës për vitin 2018 thuhet se nga taksat rrugore janë mbledhur 40.5 milionë euro, njofton Meta.mk.

Pasqyra e raporteve të auditimit, sipas viteve, tregon se shteti ka realizuar rritje drastike të të ardhurave pas rritjes së çmimeve të tarifave prej rreth 35% në korrik 2014. Nga çmimi i mëparshëm prej 1.9 denarë, për kilometër të kaluar me makinë, qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE-së e rriti shumën e taksës në 2.58 denarë. Kjo rritje e taksës rrugore i ka rritur të ardhurat e NP për rrugë shtetërore, por njëkohësisht ua lehtëson xhepat e qytetarëve tashmë pesë vite radhazi, veçanërisht për ata shoferë që duhet të udhëtojnë për punë në Shkup çdo ditë.

Ndërmarrja Publike për rrugët shtetërore tashmë kanë dalë me informacion pagesa elektronike të taksave do të rezultojë në ulje të çmimit për këtë tarifë nga 2 deri në 7 përqind. Përllogaritja që e bëri “Meta” tregon se qytetarët të cilët udhëtojnë me makinë do të kenë zbritje minimale të çmimit të taksës rrugore. Nëse pagesa bëhet me kartelë elektronike në pikat e pagesës midis Shkupit dhe Velesit, do të kursehen vetëm 4.8 denarë për udhëtim të makinës në të dy drejtimet. Çmimi i taksës rrugore nëse paguhet me para, është 240 denarë.

Në relacionin Shkup-Kumanovë-Shkup, shoferët për makinat e tyre duhet të ndajnë 200 denarë për taksë rrugore. Nëse e përdorin sistemin elektronik, qytetarët do të kursenin 4 denarë për udhëtim në të dy drejtimet. Këtë kursim minimal të fondeve nuk do ta ndjejnë qytetarët e Gjevgjelisë, të cilët me ndërtimin e dy pikave të reja të pagesave në Demir Kapi dhe Gjevgjeli në të ardhmen do të paguajnë çmim dyfish për të përdorur autostradën në drejtim të Shkupit.

Nëse deri më tani për taksë rrugore janë paguar 360 denarë për udhëtim, me makinë, midis Shkupit dhe Gjevgjelisë, në të ardhmen për këtë shërbim do të duhet të paguajnë 720 denarë. Pagesa elektronike e taksave nuk do të thotë rëndësi të madhe për shoferët që udhëtojnë në këtë rrugë, sepse me kartelë do të kursehen vetëm 14.4 denarë për udhëtim në dy drejtimet. Në anën tjetër, për të blerë kartë elektronike për të paguar taksën rrugore qytetarët duhet të paguajnë 100 denarë, ndërsa tagu si pajisje për pagesë elektronike do të kushtojë 1.200 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button