Viktor Dimovski u emërua drejtor i ri në Agjencinë për Siguri Nacionale

Viktor Dimovski, deri më tani sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), do të jetë drejtor i ri në Agjencinë për Siguri Nacionale (ASN). Zgjedhja e Dimovskit është propozuar nga kryeministri, siç parashihet me ligjin e ri për ASN, që do të zëvendëson Drejtorin për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), transmeton Nova.

Dimovski ishte drejtor në Agjencinë për Zbulim prej vitit 2007 deri në vitin 2009. Ai ishte ambasador në Serbi dhe Mal të Zi, si dhe në Izrael. Agjencia e re, në krye të së cilës u emërua Dimovski, do të zëvendësojë DSK–në aktuale. Në të do të punojë vetëm kuadri nga policia sekrete, pasi është paralajmëruar se do të ketë proces të rivlerësimit të të gjithë punëtorëve të DSK-së.

LEXO: DSK do të reformohet dhe do të riemërohet në Agjencia për Siguri Nacionale
LEXO: Kandidatët për Agjencinë për Siguri Nacionale do të duhet “vullnetarisht” të kalojnë detektorin e gënjeshtrave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button