Sela ankohet se Agjencia për Zbatimin e Gjuhës Shqipe nuk ka buxhet për funksionim (VIDEO)

Agjencia për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe për shkak të buxhetit të ulët dhe zgjedhjeve presidenciale ka pasur pengesa që të funksionojë si duhet. Buxheti i ndarë për agjencinë është 8.425.000 denarë, prej të cilave 6 milion shkojnë për rroga dhe 2 milion për projekte, njoftoi sot drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, Ylber Sela, në tryezën e rrumbullakët që u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore me temë: „Ngritja e vetëdijes publike për zbatimin e Ligjit të përdorimit të gjuhëve“, transmeton Portalb.mk.

Sela tha se Agjencia për Zbatimin e Gjuhës Shqipe nuk ka për detyrë të identifikojë gabimet gjuhësore që ndodhin, por ka për detyrë të ofrojë ndihmë.
Identifikimi i të njëjtave është punë që duhet ta kryejë inspektoriati. Ai theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve është një element shumë i rëndësishëm për punën që pritet Agjencia të bëjë.

“Nga debati i sotëm mora shumë sugjerime, këshilla por edhe kritika. Ne do të bëjmë edhe marrëveshje bashkëpunimi me universitetin, me Fakultetin Jurdik dhe Katedrën e Gjuhës Shqipe sepse mund të bëjmë projekte të përbashkëta dhe na pret një punë shumë e madhe. Agjencia nuk mundet vetë t’i përballojë tërë këto sfida andaj dhe na duhet bashkëpunim”, tha Ylber Sela.

Ai theksoi se dokumentacionet në qeveri nga ana e Agjencisë dërgohen gjithmonë në dy gjuhë. Nga ana tjetër, njoftoi ai, se po punohet për licencimin e lektorëve, pasi ende nuk ka lektorë të licencuar.

“Unë kam pasur takime me ish ministrin e kulturës dhe ministrin e arsimit se duhet të krijohet Këshilli i Gjuhës Shqipe. Pastaj, duhet që ai këshill në bashkëpunim me dy ministritë përkatëse dhe në bashkëpunim me katedrat e gjuhës të japin licenca, sepse ende nuk kemi lektorë të licencuar”, tha Sela.

Nga ana tjetër, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Abdylmenaf Bexheti tha se do duhet një dekadë që të zbatohet si duhet Ligji për gjuhën shqipe.

“Nëse na u desh një dekadë për zbatimin e një ligji shumë të cunguar të 2008 e dëri më sot, dhe siç u vërtetua ne kemi ende zbatim jo të plotë të atij ligji, sigurisht se intensitet shumë më i madh na duhet për të zbatuar këtë ligj që është shumë më i avancuar se ai paraprak. Kur flasim për kapacitete institucionale, mendojmë për burime njerëzore, burime teknike, burime buxhetore, kurse me një buxhet sa e ka kjo agjenci mund të funksionojë një organizatë joqeveritare por jo një agjenci si kjo”, theksoi Bexheti.

LEXO: Moskompletimi i Agjencisë, Osmani: Në shqip do të përkthejnë shqiptarët që s’janë përkthyes profesional
LEXO: Ligji për përdorimin e gjuhëve: Për gjashtë muaj institucionet në Maqedoni duhet të flasin në gjuhën shqipe
LEXO: Agjencia për Zbatim të Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button