Kuvendi i RMV-së, u konstatua edhe dorëheqja e Pavle Bogoevskit

Edhe Pavle Bogoevski prej sot nuk është deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, pasi që fill pas Nikolla Gruevskit, edhe atij iu konstatua dorëheqja të cilën e dorëzoi gjatë orëve të paradites, transmeton Portalb.mk.

Dorëheqja e Bogoevskit vjen pasi që ai paralajmëroi dorëheqje, e cila erdhi si rezultat i presionit të publikut pas publikimit të përgjimeve ku dëgjohet duke porositur kanabis.

Pas kësaj, si për Gruevskin edhe për Bogoevskin kanë pushuar mandatet, me çka në ora 15:00 pritet që të miratohen mandatet e deputetëve që do të ulen ne karriget e tyre.

Bogoevskin pritet ta zëvendësojë Aleksandër Filipovski nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button