Profesori Server: Liderët e Serbisë dhe Kosovës s’dëshmuan vullnet të bëjnë hap sikur Zaevi e Ciprasi

Profesori i Universitetit të Uashingtoni “Xhon Hopkins” dhe ekspert i Ballkanit, Danell Server, duke folur për vizitën e ndihmës-sekretarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Metju Palmer dje në Beograd të Serbisë, tha se “liderët e Serbisë dhe Kosovës nuk dëshmuan vullnet në dialog, që të bëjnë hap sikur Zoran Zaevi dhe Aleksis Cipras”, parafrazon Zëri i Amerikës në gjuhën serbe, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, taksën që sipas tij Kosova ia vendosi Serbisë për shkak të bllokimit të kësaj të fundit që i ban Kosovës në anëtarësim të organizatave ndërkombëtare, profesori Server tha se, nëse do të ishte diplomat aktiv, do të ishte munduar që të zbatojë pako të masave për ndërtim të besimit, siç e quajti ai “pako trepalëshe”, që nënkupton përfshirje të Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian (BE).

“Problem në raportet ndërmjet dy shteteve tash janë taksat të cilat Serbisë i vendosi Prishtina. Sërish, është fer të thuhet se ka shumë probleme në të dy anë. Nga ana e Prishtinës, ajo është fushatë e Serbisë me të cilën Kosovës ia bllokon anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Nëse në këtë moment do të isha diplomat aktiv, do të mundohesha të zbatoja pako të masave për ndërtim të besimit, në shkëmbim të ndërprerjes së fushatës së pushtetit serb që realizohet me qëllim që të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Gjithashtu, mendoj se është shumë e rëndësishme, Bashkimi Evropian ta përmbush premtimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Nuk mund të arsyetohet fakti se kjo ende nuk është bërë. E di se kjo është ofruar në shkëmbim të shfuqizimit të taksës – kështu që ndoshta, në këtë pikëpamje, do të mund të përgatitej pako trepalëshe”, tha Server.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button