Në vend se Vangellovskin, Zdravevi në rend dite të Këshillit Gjyqësor e vendosi shkarkimin e tre gjykatësve të tjerë

Diskutimi për shkarkimin e tre gjykatësve erdhi pas raportimit të të njëjtëve nga Vangellovski.

Kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, koleg i kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, s’e ka ndërmend që së shpejti t’i vë në rend të ditës atë dhe dy gjykatës të lartë si propozim për shkarkim sepse në vitin 2017 e liruan nga paraburgimi të arratisurin, Sead Koçan – i dyshuar në rastet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen se a do të diskutohet më në fund nisma kundër kryetarit Vangellovski, Zdravev tha se procedura është në fazën e dëgjimit dhe se, duhet të përgatitet edhe një raport nga komisionet, në bazë të dëgjimit të përfunduar paraprakisht.

Raporti i komisionit për këta tre gjykatës është gati, jozyrtarisht ka propozime për shkarkimin e tyre, gjë për të cilën sot pritej të votonin anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Në vend që të zgjidhet kjo çështje, e cila zvarritet tashmë dy vjet, në rend të ditës sot Zdravevi vendosi tre gjykatës tjerë – dy prej të cilëve janë gjykatës të lartë. Diskutimi për shkarkimin e tre gjykatësve erdhi pas raportimit të të njëjtëve nga Vangellovski.

“Në lidhje me kërkesat ekzistuese duke pasur parasysh atë që disa anëtarëve të caktuar të KGJ iu ndërpre mandati ne kumtuam anëtarë të rinj të cilët fillojnë me punë pas kërkesave për verifikimin e përgjegjësisë së gjykatësve”, tha Zdravev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button