Gjermani, gjatë fundjavës brutalisht u sulmuan dy xhami 

Dy xhami në Gjermani ishin në shënjestër të sulmeve islamofobe këtë fundjavë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmues të paidentifikuar hodhën gurë ndaj xhamisë Qëndrore në Kassel duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Kjo xhami menaxhohet nga Komuniteti Islam Turk (DITIB), kurse kryetari i bordit të xhematit Seyfettin Eryoruk tha se sulmi ka ndodhur në momentet kur në xhami nuk kishte askush.

Konsulli turk në Frankfurt, Burak Kararti dënoi sulmin dhe i bëri thirrje autoritetve gjermane të kapin autorët dhe të nxjerrin para drejtësisë.

Paralelisht me këtë, në shënjestër të sulmit vandal ishte edhe xhamia Rahman në Bremen, ku më së shumti frekuentohet nga afganët dhe pakistanezët.

Sulmuesit grisën të paktën 50 Kurana dhe disa prej tyre i hodhën në toalet.

Sulmin ashpër e dënoi deputeti i Unionit Demo-kristian (CDU) në parlamentin krahinorë Oguzhan Yazici, i cili u bëri thirrje autoriteteve të ndërmarrin masa dhe të mbrojnë xhamitë dhe sinagogat në mënyrën e duhur.

Në të dyja rastet prokuroritë kanë nisur hetime, kurse më herët sulme të ngjashme në xhamitë në Gjermani kryen simpatizuesit dhe protagonistët e organizatës terroriste PKK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button