Dyshohet se dëmtoi buxhetin e RMV-së, Këshilli Gjyqësor e pezulloi nga puna Mustafa Shahinin

Në seancën që u mbajt sot, Këshilli Gjyqësor ka sjellë vendim që ta pezullojë nga puna gjykatësin administrativ, Mustafa Shahinin, pasi që të njëjtit paraprakisht iu heq imuniteti, transmeton Portalb.mk.

Marrja e imunitetit dhe pezullimi ka vendi i punës kundrejt Shahinit, vjen pasi që Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit solli urdhër për hetim kundër tij, sepse i njëjti dyshohet se ka kryer keqpërdorime me lëndën për denacionalizim të pronës në bregun e Liqenit të Ohrit në Strugë, me çka buxhetin shtetëror e ka dëmtuar për 200 mijë euro.

LEXO: Është hequr imuniteti i gjykatësit të Gjykatës administrative, kërkesa për paraburgim është refuzuar
LEXO: Ruskoska kërkoi paraburgim, gjykatësi Shahini thirret në imunitet gjyqësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button