Tokayev fitoi zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Kazakistan

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kazakistan njoftoi se Kassym Jomart Tokayev, duke marrë 70,76 për qind të votave, është zgjedhur president i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Konstantin Petro, ndihmëskryetari i komisionit, njoftoi rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale të ditës së djeshme në Kazakistan.

Sipas kësaj, presidenti aktual Tokayev ka marrë 70,76 për qind të votave, Jambil Ahmetbekov, kandidati i Partisë Popullore Komuniste 1,82 për qind, Daniya Yespayeva, kandidate e Partisë Demokratike “Rruga e Bardhë” 5,2 për qind, Amirjan Kosanov, kandidati i Partisë Fati i Popullit 16,02 për qind, Toleutay Rahimbekov, kandidat i Partisë Popullore Demokratike Atdhedashës 3,2 për qind, Amangeldi Taspihov, kandidati i Shoqatës së Sindikatave të Kazakistanit 2,07 për qind dhe Sadibek Tugel 0,92 për qind.

Pjesëmarrja në zgjedhjet është regjistruar në 77,4 për qind.

Ndryshe, zgjedhjet e djeshme ishin të parakohshme që u mbajtën pasi ish-presidenti Nursultan Nazarbayev dha dorëheqje në mars të këtij viti pas 28 vitesh në krye të vendit, ndërkohë që Tokayev gjatë kësaj periudhe shërbeu si president i përkohshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button