Qindra mijëra vetë protestojnë në Hong Kong kundër ligjit të ekstradimit (FOTO-VIDEO)
Qindra mijëra njerëz në Hong Kong dolën në rrugë të dielën, më 9 qershor 2019, për të ndaluar qeverinë të miratojë ndryshimet në ligjet ekzistuese të ekstradimit – Urdhëri për të arratisurit dhe ndihma e ndërsjelltë juridike në çështjet kriminale.
Tubimi filloi në orën 14:30 dhe shpejt paralizoi një pjesë të madhe të ishullit të Hong Kongut. Anna Pearce, regjistroi pranë Victoria Park, vendi fillestar i mitingut:
No to China extradition.. incredible mass protest turnout in Hong Kong #occupyhk #umbrellarevolution #hongkong #timelapse pic.twitter.com/DmE643iKVx
— Anna Pearce (@stilltalkin) June 9, 2019
Jo ekstradimit në Kinë. Pjesëmarrje e pabesueshme në protestën masive në Hong Kong.
Rrugët plot me protestues
Organizatori i mitingut, Fronti Civil i të Drejtave të Njeriut, vlerësoi se në protestë ishin më shumë se një milion persona, pjesëmarrje më e lartë mitingu kundër ligjit anti-kombëtar të sigurisë më 1 korrik 2003. Por policia tha se kishte rreth 240,000 persona në rrugë gjatë kulmit të mitingut. Siç tregoi gazetarja e South China Morning Post Jeffie Lam, banorët e Hong Kongut hynë në histori:
#hongkongers are making history today. All lanes of the Hennessy Road – including those which police refused to open before – are flooded by protesters against the #extraditionbill @SCMPNews pic.twitter.com/UTr2ui7Fix
— Jeffie Lam (@jeffielam) June 9, 2019
Banorët e Hong Kongut sot po bëjnë historinë. Të gjitha korsitë e rrugës Hennessy- përfshirë dhe ato që policia refuzoi t’i hapte- janë mbushur me protestues kundër ligjit të ekstradimit.
Protestuesit thanë se ndryshimet e propozuara do ta bënin më të lehtë që Kina kontinentale të arrestpjë kritikët, disidentët dhe gazetarët në Hong Kong. Ata brohorisnin “jo ligjeve të këqija” dhe bënë thirrje që guvernatorja e qytetit, Carrie Lam, të japë dorëheqjen.
Qeveria e Hong Kongut akuzoi opozitën se po keqinformonte publikun.
Avokatët në protestë
Por mes atyre që kanë folur kundër ligjit nuk ishin vetëm politikanët e opozitës, por edhe juristët. Më 6 qershor, ata organizuan një “marshim të zi” kundër ligjit të debatueshëm. Veshur me të zeza, rreth 2,500 juristë u mblodhën jashtë gjykatës së apelit dhe marshuan drejt selisë së qeverisë në heshtje. Përpara “marshimit të zi”, juristët i kërkuan qeverisë konsultime.
Ndërkohë që debati në legjislaturë është ndaluar nga qeveria e Hong Kongut, zërat e opozitës janë shtuar. Në javët e fundit, platformat e mediave sociale u mbushën me peticione kundër ndryshimeve, të iniciuara nga qindra grupe nxënësish, studentësh, të krishterët dhe shoqatat e fqinjësisë.
Hongkongezët jashtë kufijve gjithashtu ngritën zërin e tyre. Komunitetet e diasporësnga të paktën 25 qytete, përfshirë Londrën, Nju Jorkun, Berlinin, Toronton, Melburnin dhe Tokionin, gjithashtu zhvilluan protesta të koordinuara kundër amendamenteve.
Chants of We Love Hong Kong and We Love Freedom are shouted from central #Sydney CBD (#Australia). Protesters oppose the #HongKong law that would allow for extradition to mainland China. Police estimate 2000 attending. #反送中 #NoChinaExtradition pic.twitter.com/AycfpKVNjO
— Roydon Ng (@RoydonNg) June 9, 2019
Thirrjet E duam Hong Kongun dhe E duam Lirinë u dëgjuan në qendër të Sidnejt. Protestuesit kundërshtojnë ligjin që do të lejojë ekstradimet në Kinën kontinentale. Sipas policisë, ka 2000 pjesëmarrës
E gjithë bota tani është duke parë nëse Carrie Lam do të tërhiqet ose do ta çojë ligjin në organin legjislativ këtë javë.
BURIMI: Global Voices