Panariti: Shqipëria nuk është pengesë për Maqedoninë e Veriut

Shqipëria nuk është pengesë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE), pasi që vlerësimi i secilit shtet bëhet mbi baza të meritave, kështu vlerëson në një prononcim për gazetën KOHA, ish-shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti, duke komentuar zërat se Tirana është pengesë që Shkupi në rrugëtimin e saj integrues.

“Si proces, Shqipëria nuk është pengese për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE , sepse vlerësimi i secilit vend behet mbi baze merite. Por sigurisht parë nga këndvështrimi i ekuilibrave në rajon dhe perceptimeve kombëtare të vendeve tona për trajtime të diferencuara apo diskriminuese të tyre , vullneti i Komisionit Evropian (KE) do të ishte pro çeljes së njëkohshme të bisedimeve. Megjithatë shtete të veçante kanë qëndrim të veçantë ndaj vendeve tona. Holanda për shembull është më kategorike në qëndrimin e saj kundërshtues ndaj Shqipërisë dhe më pozitivisht ndaj Maqedonisë së Veriut”, deklaroi për gazetën KOHA, Panariti. Javë më parë, shprehet më tej ai, parlamenti holandez votoi pro një mocioni për kthim të vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe qeveria e Holandës e ka kaluar zyrtarisht si kërkesë këtë vendim te shtetet anëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button